Shiti miellin 80 euro përmes Facebook’ut, arrestohet vushtrriasi

Periskopi.com Lajme

Polici e Kosovës ka arrestuar një qyetar nga Vushtrria, i cili ka shitur miellin përmes rrjetit social Facebook.

Vushtrriasi ka njoftuar në  Facebook se ka miell për të shitur me çmim 80€.

“Njësiti policor së bashku me Inspektorët Komunalë kanë hasur në të dyshuarin i cili në automjetin e tij kishte pasur të ngarkuar shtatë (7) thasë miell nga 25 kg”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar,  është liruar në procedurë të rregullt

Shpërndaje në: