Connect with us

Lajme

Shikoni se si familja e Hashim Thaçit e ka kapur tregun e sigurimeve në Kosovë

Vëllai i Presidentit të Kosovës, Gani Thaçi, pati ardhur pa shumë zhurmë në Byron Kosovare të Sigurimeve. Fillimisht në postin e drejtorit të një drejtorie brenda këtij institucioni, e më pas, për një kohë të shkurtër, arriti të bëhet udhëheqës i tregut të sigurimeve në Kosovë.

Published

on

Ardhjes së Thaçit ia panë hajrin shumë njerëz. Duke filluar nga fëmijët e tij e deri te të afërm më të largët, të cilët filluan punë në bizneset, ndër më profitabilet, tashmë të vëna nën kontroll nga ai.

Gazeta Fjala, në një hulumtim të zhvilluar për afro një muaj, ka identifikuar njerëzit e afërm të Gani Thaçit, të cilët u punësuan në tregun e sigurimeve, shpesh pa asnjë konkurs, pas ardhjes së tij në udhëheqjen e Byros Kosovare të Sigurimeve.

Thaçi rehaton fëmijët në kompanitë e sigurimeve

Tre fëmijët e Gani Thaçit, Kushtrim Thaçi, djali i madh, Evgjeni Thaçi vajza dhe djali i vogël Leutrim Thaçi punojnë në kompani të ndryshme të sigurimeve.

Të gjithë të punësuar pas ardhjes së të atit në krye të Byros.

Djali i madh, Kushtrimi, është anëtar i Bordit në kompaninë e sigurimeve “Kosova e Re”. Emri i tij si anëtar i Bordit figuron edhe në web-sajtin e kompanisë.

Gazeta Fjala ka kërkuar nga Agjencia Anti-Korrupsion për ta komentuar këtë rast nëse i njëjti përbën konflikt interesi, por nuk ka marrë përgjigje, me arsyetimin se Byroja Kosovare e Sigurimeve nuk hyn në domenin e institucioneve që trajtohen nga antikorrupsioni.

Saktësisht Gazeta ka pyetur se a paraqet konflikt interesi të qenit e Kushtrim Thaçit anëtar bordi në një kompani të sigurimeve, kur dihet se Byroja si institucion e udhëheq procesin e zgjedhjes se drejtorit të Byros. Si dhe a mund të këtë pasur mundësi të ndikimit, pasi secila kompani ka një votë në zgjedhjen e drejtorit të Byros.

Rasti i fundit, ku u zgjedh Blerim Pushkolli, drejtor i Byrosë së Sigurimeve, u përcoll më shumë zhurmë. Disa kompani dhe vet Auditori i Brendshëm e cilësuan zgjedhjen e Pushkollit si të paligjshme.

Të punësuar në këtë treg Gani Thaçi ka edhe vajzën Evgjeni Thaçi si dhe djalin e vogël, Leutrim Thaçi.

Evgjeni Thaçi punon në kompaninë e sigurimeve “Siguria” pronar i së cilës është Rrahim Pacolli, i cili po ashtu është i punësuar edhe në Byro, si udhëheqës i Këshillit Administrativ.

Kurse djali i vogël Leutrim Thaçi punon në kompaninë e sigurimeve “Eurosig”.

Evgjeni Thaçi në “Siguri” punon si zyrtare e marketingut.

Gazeta Fjala ka pyetur Pacollin për mënyrën e punësimit të saj në “Siguri” dhe se a është bërë kjo në bazë të konkursit publik.

Përgjigja e Pacollit ka qenë e shkurtër dhe e pazakontë, në këtë rast.

“Po Evgjeni Thaçi punon tek ne. Punon në marketing dhe e kryen punën shumë mirë. Ne i marrim punëtorët pa konkurs pasi jemi kompani private”, ka thënë Pacolli për Gazetën Fjala.

Ai ka mohuar që të këtë ndikuar në punësimin e saj fakti se është vajza e Gani Thaçit.

Ndërkohë, për Leutrim Thaçin, i cili punon në kompaninë Eurosig, Gazeta ka pritur për tri javë përgjigje për mënyrën e tij të punësimit dhe çfarë pozitë mban.

Meqë nuk ka marr përgjigje as pas tri javësh Gazeta ka kontaktuar direkt në kompani.

“Momentalisht Leutrimi nuk ndodhet në zyrë”, ka qenë shkurtë përgjigja e një zyrtareje në kompani. Gazeta ka provuar të kontaktoj direkt në telefonin personal të Leutrim Thaçit, por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

Të punësuarit e Thaçit në Byro

Krahas fëmijëve, Gani Thaçi duket se e ka zgjeruar numrin e të punësuarve në tregun e sigurimeve, edhe më të afërm më të largët.

Në Byron Kosovare të Sigurimeve ku një kohë Thaçi e udhëhoqi, ndërsa tani e ushtron pozitën e zëvendësdrejtorit, e ka të punësuar djalin e motrës.

Fjala është për Besim Shalën, i cili në Byro mban pozitën e Shefit të Arkivës.

Gazeta Fjala ka kërkuar dëshmi nga Byro për mënyrën e punësimit të Shalës, por nuk ka marrë përgjigje as pas tri javësh.

E punësuar në Byro është edhe Edona Ahmeti, e dashura e Kushtrim Thaçit, djalit të madh të Gani Thaçit.

Për më tepër, Edona Ahmeti së fundi  është emëruar në pozitën e drejtoreshës së departamentit për Karton të Gjelbër.

Gazeta Fjala nuk ka marr përgjigje nga Byro e Sigurimeve as për këtë rast. /Gazeta Fjala/

Lista e të afërmeve të Gani Thaçit në tregun e sigurimeve:

Kushtrim Thaçi – djali i madh, anëtar i bordit në kompaninë “Kosova e Re”

Evgjeni Thaçi – vajza, e punësuar në kompaninë “Siguria”

Leutrim Thaçi – djali i vogël, i punësuar në kompaninë “Eurosig”

Besim Shala – tezaku, Shef i Arkivës në Byro

Edona Ahmeti – e dashura e djalit, e punësuar në Byro

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending