Connect with us

Lajme

Sherifi: Duhet të nisin procedurat kundër përgjegjësve për vdekjen e Deharit

Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë se rasti i vdekjes së Astrit Deharit duhet të hetohet dhe të ndërmirren masa kundër përgjegjësve ose bashkëpërgjegjësve në këtë krim.

Published

on

Kërkesën e tij, Sherifi e ka mbështetur në faktin se në çdo shtet hapësirat ku mbahen të paraburgosurit janë të mbikëqyrura 24 orë.

Kësisoj, sipas tij, meqë hapësirat duhet të jenë  të monitoruara nga personeli i autorizuar, nuk mund të pranohet mosdija e përgjegjësve se si ka ndodhur rasti tragjik i Deharit.

Ai ka thënë se çështja nuk mund t’i lihet vetë autopsisë.

Postimi i plotë i Sherifit:

Hapja e menjëhershme e procedurës kundër përgjegjësve ose bashkëpërgjegjësi në krim.

Dihet se në çdo shtet hapësirat në të cilat mbahen të paraburgosurit janë të mbikëqyrura 24 orë. Për dallim nga të dënuarit që presin transferimin në burgje për vuajtjen e dënimeve, kthinat në të cilat gjinden qelitë ku janë të vendosur të paraburgosurit janë të mbikëqyrura rreptësisht. Këtë që po e them nuk e kam vetëm të dëgjuar por edhe të përjetuar në katër burgje të ndryshme në të cilat jam mbajtur në paraburgim si burgosur politik. Në vitin 1982 në burgun e Ferizajt, në vitin 1985 në burgun e Prishtinës, më 1986 në burgun e Tetovës dhe atë të Shutkës në Shkup. Në asnjërin nga këto burgje nuk ka mundur të hyjë askush në qelinë time pa dijeninë e personelit të autorizuar. Pra, nisur nga ky fakt, që në këto hapësira askush nuk mund të hyjë dhe të dalë pos personelit të autorizuar dhe të paraburgosurve, rrjedhimisht askush nuk mund të besojë që përfaqësuesit e shtetit (në këtë rast përgjegjësit në burgun e Prizrenit dhe përmes tyre edhe policia dhe prokuroria) të mos e dinë se si ka ndodhur vdekja tragjike e Astrit Deharit. Aq më tepër kur tërë tragjedia ka ndodhur në vlug të aktiviteteve ditore dhe atë brenda një ore (14h00-15h00). Prandaj, këtu gjërat janë të qarta: askush nuk mund të mohojë faktin se përgjegjësit e institucioneve të Kosovës e dinë të vërtetën e plotë për rrethanat dhe mënyrën si humbi jetën Astrit Dehari. E vërteta është një dhe ajo duhet të bëhet publike menjëherë. Krahas informimit të menjëhershëm të opinionit publik me të vërtetën e plotë, institucionet shtetërore e kanë për obligim të marrin të gjitha hapat e nevojshëm që të hapen procedurat kundër përgjegjësve të drejtpërdrejtë në këtë krim e jo t’i lihet kjo çështje vetëm autopsisë. Autopsia është një mjet i domosdoshëm në ndriçimin e elementeve objektive që sollën deri te krimi por përgjegjësia institucionale në këtë rast kërkon që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme që përgjegjësit të sillen para drejtësisë. Në të kundërtën, çdo zvarritje i bën bashkëpërgjegjës në këtë krim.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending