Connect with us

Uncategorized

Shefi i NATO’së: Qëndrimi i Britanisë në BE, çelës për luftimin e terrorizmit

Published

on

Roli i Britanisë së Madhe në zemër të Europës, është krucial për luftën kundër terrorizmit dhe migrimit masiv ilegal, thotë Shefi i NATO’s, Jens Stoltenberg, shkruan Guardian, transmeton Periskopi.

Në një intervistë për Guardian, Stoltenberg ka thënë se “një Europë e ndarë” do të mund të gjeneronte një ‘jostabilitet dhe të papritura”.

“Unë nuk do të votoj. I takon popullit të Britanisë që të vendosin”, ka thënë Stoltenberg.

“Ajo që mund të ju tregoj se çka ka rëndësi për NATO’n, është një Mbretëri e Bashkuar në një Europë të Bashkuar, është për të mirën e NATO’s dhe për të mirën e Mbretërisë së Bashkuar, për luftimin e terrorizmit, për një stabilitet dhe për luftimin e të paprituara, për një ambient më të sigurt dhe në fund, një Europë e ndarë do të ishte e keqe për stabilitetin në rajon”, ka thënë ai.

Stoltenberg ka thënë se Britania në vazhdimësi ka luajtur një rol të madh si një urë lidhëse ndërmjet NATO’s dhe BE’së dhe ka promovuar si dhe ka ndarë informata tejet të rëndësishme në luftimin e terrorizmit.

“Për ta luftuar terrorizmin, kemi nevojë për një Europë dhe NATO dhe një bashkëpunim të ngushtë mes NATO’s dhe Bashkimit Europian”, thotë Stoltenberg.

“Mbretëria e Bashkuar po tregon dhe po shtynë një lidership të fortë brenda NATO’s dhe brenda Bashkimit Europian. Nëse fqinjët tonë janë më stabil, atëherë gjithmonë edhe ne jemi më stabil dhe më të sigurtë”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë se Bashkimi Europian ka nevojë për një Britani brenda vetes në mënyrë që të vazhdojë rrugën në luftimin e problemeve që ka përballë, përfshirë edhe luftën kibernetike dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Stoltenberg, ish kryemenistër i Norvegjisë, ka vendosur të mos i bashkohet BE’së përmes një referendumi në vitin 1994 dhe tani ka shkallë të lartë të emigrimit, më shumë se që ka tani Mbretëria e Bashkuar. /D.D/Periskopi/

 

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Uncategorized

Ahmeti thotë se rruga me kallderm nuk u mbulua me asfalt

Published

on

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet se si rruga “Emin Duraku”, në Prishtinë është mbuluar kalldermi më asfalt, del të jetë e pavertetë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, i cili tha se nuk janë mbuluar kalldermat në pjesën e qytetit të vjetër të Prishtinës.

“Nuk jane mbulu kalldermat jo.”, ka shkruar Ahmeti mbi fotografinë e rrugës me kallderm./Periskopi/

 

Continue Reading

Uncategorized

Lojtarët e Leeds me një mesazh para ndeshjes me Liverpoolin: Futbolli është për tifozët

Published

on

Tema kryesore që nga dita e djeshme mbetet Superliga Evropiane.

Superliga Evropiane u formua dje nga 12 gjigantë evropianë, por UEFA dhe FIFA mbesin kundër dhe janë duke provuar që klubet që marrin pjesë në Superligë të përjashtohen nga të gjitha kompeticionet, përcjellë lajmi.net.

Shumë lojtarë dhe trajnerë gjithashtu janë kundër formimit të kësaj lige, ngase lojtarëve nuk do iu lejohet të përfaqësojnë shtetet e tyre.

Sidoqoftë, klubi anglez Leeds United gjithashtu ka dërguar mesazh para ndeshjes me Liverpoolin.

Lojtarët kanë dal në fushë për të bërë nxehje, derisa në fanellat e tyre shkruan: “Futbolli është për tifozët”.

Vendimi përfundimtar lidhur me Superligën Evropiane do mësohet këto ditë.

Continue Reading

Uncategorized

Procesi mësimor nga nesër vazhdon në objekte, Nagavci kërkon respektimin e rekomandimeve

Published

on

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej nesër, në të gjitha institucionet publike dhe private, procesi arsimor në të gjitha nivelet e arsimit, vazhdon sipas udhëzuesit të përgjithshëm të MASHTI-t për organizimin e mësimit në kushtet e pandemisë Covid-19.

Nagavci ka shkruar në Facebook se konviktet do të lejohen të punojnë sipas rregullit, një dhomë një student.

“Në bazë të këtij vendimi, të gjitha institucioneve publike dhe private në të gjitha nivelet e arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jashtë mësimore, siç janë ekskursionet, shëtitjet grupore, ahengjet e ndryshme të stafit mësimor apo të nxënësve e studentëve. Ju bëj thirrje për respektim të masave në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve. Ju lutem mbajeni distancën, dezinfektoni duart dhe vendoseni maskën sipas rekomandimeve. Shëndet e suksese të gjithëve”, ka shkruar ajo.

Continue Reading

Trending