Connect with us

Lajme

Shefi i diplomacisë Pacolli zihet ngushtë: I gjuhet Periskopit

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka sulmuar mediumin online Periskopi, duke e quajtur ‘media të Beogradit’.

Pacolli, teksa po raportonte në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, u pyet nga deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për lidhjet e tij të dyshimta me menaxherin e Kompanisë “Rais Group International NC, LLC”, Enrique Rais, i cili po hetohet nga drejtësia amerikane për lidhjet e tij me ‘grupe kriminale të organizuara, kompani fantazmë dhe politikanë të korruptuar’.

Pacolli i nervozuar nga kjo pyetje, hodhi akuza të rënda në drejtim të gazetarit që shkroi artikullin, Jack Davies, dhe mediumit që e publikoi atë – Periskopi.

Mediumin tonë, Pacolli e akuzoi si ‘aleat të Beogradit’.

“Unë kam punuar me njeri të ndershëm. Sot akuzohem pse e njoh atë. Gazetari që e ka shkruar atë ka qenë i Beogradit edhe e ka gjet aleatin e vetë në Kosovë”, tha Pacolli në mbledhjen e Komisionit.

Por në fakt, Pacolli ia huqi keq. Sepse Jack Davies, është gazetar i pavarur që merret kryesisht me tema rreth Ballkanit Perëndimor. Ai ka shkruar artikuj edhe për prestigjiozen britanike “The Guardian”. Ndërsa, shkrimin për Pacollin e ka shkruar ekskluzivisht për Periskopin.

Periskopi kohë më parë, kishte publikuar këtë artikull në bashkëpunim me gazetarin e pavarur ndërkombëtar Jack Davies, artikull që fliste për lidhjet e Pacollit me një narkotrafikant.

Periskopi, atëkohë kishte kontaktuar edhe me zyrën e Ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, përgjigjen e të cilës, mund ta gjeni në artikullin e publikuar.

Edhe pas publikimit të artikullit, Periskopi kishte bërë përpjekje që të merrte versionin e Pacollit për këtë çështje, por nuk e morëm, derisa sot, ai u përball në Komision për disa minuta, pikërisht me këtë çështje.

 

 

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending