Shaqiri i lumtur te Liverpooli, refuzon ekipin e Bundesligës

Sipas raportimeve të Skysport Germany, Xherdan Shaqiri ka refuzuar ofertën e Herthas së Berlinit për t’u transferuar në Bundesligë gjatë këtij afati kalimtar.

Mesfushori shqiptar ishte tentativa e tretë e dështuar e Herthës, pas Ivan Perishiq dhe Christian Eriksen.

 

 

Shaqiri është i lumtur të qëndrojë te Liverpooli, sidomos më hapësirën që i është dhënë në javët e fundit.

Roli i tij te ‘të kuqtë’ ka nisur të ndryshojë. Reprezentuesi zviceran, ka luajtur në 6 ndeshjet e fundit me Liverpoolin.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION