Serbia nuk mund të hyjë në BE me çështje të hapura rreth Prishtinës

Deputeti i Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein sot në Beograd ka thënë se Serbia duhet të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruar me Kosovën në mënyrë që të avancojë drejt BE –së e të hapë kapituj të rinj për negociata, transmeton Koha.net.

“Nëse edhe më tej do të ketë çështje të hapura në marrëdhëniet e Beogradit e Prishtinës, nuk do të ketë anëtarësim në BE ”citon “Veçernje Novosti” i Beogradit të ketë thënë Fleckenstein , duke shtuar se dy palët, Prishtina e Beogradi, duhet të jenë të arsyeshme.

“Detyra e shtëpisë në fund duhet gjithsesi të bëhet”, ka thënë Fleckenstein.

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION