Serbia kërkon që Wenger të bëhet trajner i Kombëtares, ja përgjegjia e francezit

Periskopi.com Sporti

Serbia dështoi të kualifikohej në Europianin e verës së ardhshme dhe për këtë, të gjitha përgjegjësitë bien mbi trajnerin Ljubiša Tumbaković. Sipas raportimeve të fundit, Tumbaković pritet të shkarkohet nga drejtimi i kombëtares.

Në këtë situatë drejtuesit po punojnë për të gjetur një trajner dhe kanë nisur kontaktet me disa. Sipas raportimeve të fundit thuhet se federata e Serbisë ka kontaktuar ish-trajnerin e Arsenalit, Arsen Wenger, për t’i besuar atij drejtimin e kombëtares.

Megjithatë trajneri francez ka kthyer një përgjigje negative, duke thënë se nuk është i interesuar për të marrë drejtimin e Serbisë. Në këtë situatë, drejtuesit e federatës po punojnë për të gjetur një trajner tjetër.

 

Shpërndaje në: