Connect with us

Lajme

Serbia eksporton mallra në Kosovë tre fish më shumë se Shqipëria

Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është në rritje dhe kryesisht dominohen në shkëmbime tregtare, atë të eksportit dhe importit të mallrave por në nivel shumë më të ulët në krahasim me shtetet të tjera të rajonit. Edhe përkundër takimeve të qeverive, ka ende barriera për bizneset Kosovë-Shqipëri.

Published

on

Të dhënat zyrtare tregojnë se vlera e eksporteve të mallrave të Kosovës në Shqipëri për tre vitet e fundit ka qenë rreth 30 milionë euro. Ndërsa, i mallrave nga Shqipëria për tre vite, sillet rreth 120 milionë euro. Shqipërinë e kemi vendin ku dërgojmë më së shumti produkte, por Serbia përveç që domonin në tregun tonë, ajo edhe e pengon Kosovën në realizimin e marrëveshjeve ekonomike që ka arrit Kosova me Shqipërinë.Ndërsa, importi i mallrave nga Serbia është dhjetëra fish më i lartë se ai me Shqipërinë. Serbia vitin që lamë pas, ka thyer rekord me importin e mallrave në Kosovë, duke arritur në 400 milionë euro. Marrëveshja e nënshkruar nga dy qeveritë për ndërtimin e përbashkët të energjisë vazhdon të pengohet. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci. Po ashtu, edhe ligjvënësit thonë se marrëveshjet mes dy vendeve nuk po implementohen në praktikë.Ndërsa, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Satvileci ka treguar se importi i mallrave të Serbisë në Kosovë në vitin 2016, ka thyer rekord, duke arritur shifrën 400 milionë euro. Nëse krahasohen të dhënat me importin e mallrave nga Shqipëria, janë tre fish më të vogla me rreth 100 milionë euro.

Sipas tij, Kosova në Serbi eksporton mallra në vlera shumë të vogla në krahasim me importin e mallrave serbe. Në vitet 2015 dhe 2016, eksporti i mallrave të Kosovës në Serbi ka qenë rreth 27 deri në 32 milionë. Ai po ashtu ka thënë se top vendet ku kemi importin më të madh janë Serbia, Gjermania, Kina, Turqia, Italia, Maqedonia dhe Shqipëria.

Në anën tjetër, Blerim Grainca, anëtarë i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, tha se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve Kosovë-Shqipëri ka një desbalancë të madhe mes eksportit dhe importit.Edhe Rrustem Berisha, anëtar i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, ka thënë se ka ngecje në zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve. Ai vlerëson që më mirë do të ishte që shkëmbimi i mallrave tregtarë të Serbisë të orientohen kah Shqipëria.

Besim Beqaj, anëtar i komisionit parlamentar për zhvillim ekonomik, thotë për KosovaPress se këto dy vitet e fundit ka pasur efekte pozitive në marrëdhëniet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë por që efekti do të duhej të ishte më i madh.

Ai ka thënë se në këtë aspekt është mirë që të ketë rol më të  madh edhe nga ana e odave ekonomike, shoqatave të biznesit të cilat duhet të rrisin bashkëpunimin në mes tyre në mënyrë që të ngritët besueshmëria e konsumatorëve në produktet e vendeve tona./KosovaPress/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending