Selmanaj thotë se Haradinaj krijon qeverinë javën që vjen

Periskopi.com Lajme

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së AAK-së.

Sipas Rasim Selmanajt, kjo ka qenë mbledhje e zakonshme.

Ai ka thënë se gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet gjithçka e qartë për formimin e qeverisë së re. Selmanaj ka shtuar se mbledhja konstituive mund të thirret javën që vjen.

“PAN i ka numrat dhe në këtë koalicion do të jetë edhe Lista Serbe edhe komunitete tjera. Ata nuk kanë vënë kushte”, ka thënë Selmanaj.

Ai nuk ka pranuar të thotë se kush janë këta deputetë që kanë pranuar të votojnë PAN-in.

Shpërndaje në: