Selimi: Anton Quni e mori përgjigjen nga Agim Veliu për ofertën që na e bëri

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar i VV’së, iu ka përgjigjur Ministrit Anton Quni, i cili para pauzës në seancën për mocionin e mosbesimit i kërkoi Kryeministrit Albin Kurti të tërheq vendimin për shkarkimin e Agim Veliut, e ta vazhdojnë koalicionin qeveritar.

Selimi thotë se VV’ja e cmon tentimin e Qunit për ta mbajtur qeverinë bashkë dhe se ishin duke e diksutuar ofertën e tij. Por, sipas Selimit, Agim Veliu, iu përgjigj Qunit para

‘Gjatë pauzës ne si Grup Parlamentar ishim duke mendur që të reflektojmë. Ne ishim duke e diskutuar dhe Para se të përgjigjëshim ne, z. Quni e mori një përgjigje nga Agim Veliu”, ka thënë Selimi.

Shefi i GP të VV’së i tha Qunit se nëse keni vullnet për mbajtjen e Qeverisë, atëherë votoni kundër mocionit.

Nëse doni t’i hapim rrugë kësaj. Jo duke kërkuar Brenda pauzës, por nëse doni zgjidhjet atherë kemi një shancë. Të votoni kundër mocionit”, tha ai.

Kur Shefi i GP të LDK’së Arben Gashi e quajti refuzim deklaratën e Selimit, ky i fundit tha se këtë ofertë e ka refuzuar Agim Veliu me deklaratën e tij në T7.

Shpërndaje në: