Connect with us

Lajme

Sektori i Teknologjisë së Informacionit prioritet i Qeverisë

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që në mënyrë të veçantë ta trajtojë sektorin e Teknologjisë Informative, duke e vendosur kështu si njërën nga fushat me prioritet, kështu ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci në takimin e radhës së Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative.

Published

on

Më tej ministri Stavileci para të pranishmëve është zotuar se do të vazhdoj me përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë për zbatimin e Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative, duke kërkuar njëkohësisht edhe  gatishmërinë e sektorit privat, atë të Akademisë si dhe  palëve tjera të interesit.

Ndryshe, në takim u elaboruan zhvillimet e deritanishme që kanë të bëjnë me zbatimin e Strategjisë,përfshirë  modalitetet e organizimit të këtij Komiteti Drejtues dhe  krijimin e një Task Forcave respektive për zbatimin e shtyllave të Strategjisë së TI-së.

Nga të pranishmit Strategjia e Teknologjisë së Informacionit  është  potencua si mundësi e vetme, potencial për zhvillim ekonomik dhe  përshpejtim i rritjes së eksporteve të shërbimeve në fushën e TIK-ut,  duke zhvilluar kapacitetet njerëzore në pajtim me nevojat e firmave të krijuara që do të krijoheshin  në të ardhmen nga ku do të  promovohej më shumë  fusha e TIK-ut.

Ndryshe, Strategjia e Kosovës për Teknologji Informative është produkt i një pune të gjatë dhe angazhimi i  të gjithë anëtarëve të grupit punues, të përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare (MZHE, MTI-KIESA, MAP-ASHI, MASHT, etj), Shoqata të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikuese të Kosovës – STIKK, sektori privat dhe përfaqësues nga Akademia (UP, Universum, UBT, Riinvest,etj).

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending