Connect with us

Lajme

Sejdiu: VV me aktivizëm qytetar, ndali projektet e Serbisë

Qendra e VV-së në Prishtinë ka mbajtur mbledhjen sot dytë të Këshillit të Përgjithshëm të saj.

Published

on

Nënkryetari i këtij subjekti, Dardan Sejdiu, mbajti një fjalim ku foli për situatën politike në vend.

Sipas Sejdiut, Vetëvendosje është fituese, si organizatë politike e cila me aktivizëm qytetar, protesta e ballafaqim në Kuvend i ndali projektet e Serbisë.

“Sot jemi këtu si fitues ndaj padijes e arrogancës së pushtetit, e cila u mundua të falë 8200 hektarë tokë të kësaj Republike.  Sot jemi këtu si organizatë e cila politikën nuk e përjeton si shfaqje e cila shiqohet, por si betejë në të cilën luftohet. Lëvizja VETËVENDOSJE! është organizata e vetme politike, jo vetëm në trojet shqiptare, e cila ndali të keqen që i kanosej kësaj Republike prej pozicionit opozitar”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka thënë se këto fitore u arritën falë aktivistëve, të cilët për një vit e gjysmë nuk i ndalën protestat në sheshet dhe rrugët e Republikës, nuk i ndalën ballafaqimet në Kuvend, nuk e menduan veten, por i qëndruan besnik bindjeve tona që liria është e plotë dhe ka kuptim vetëm atëherë kur kjo Republikë fiton të drejtën për vetëvendosje.

“Përtej kësaj, përtej fitoreve që tash më janë të qarta për secilin, përtej ndaljes së keqes që i kanoset Kosovës nga ky pushtet, si Lëvizje, si aktivist, si organizatë politike, ne na pret një punë e madhe që këtë Republikë ta ç’kapim nga ky pushtet, dhe këtij populli t’ia kthejmë e së bashku me ta të ndërtojmë Republikën”, u shpreh ai.

Sejdiu u ka thënë anëtarëve të këtij Këshilli, se nuk duhet të kërkohen dallime mes vete, sepse këto pyka i duhen pushtetit, sicc ka thënë ai, në ikje.

Ai ka folur edhe për qeverisjen e koalicionit LDK-PDK, për të cilin ka thënë se është vazhdimësi e qeverisjes së tyre këto 16 vitet e pasluftës.

“Kapje e pamëshirshme e aseteve përmes privatizimit, pasurisë përmes tenderëve dhe vendeve të punës përmes kapjes së institucioneve, si profit për vete, ndërsa koncesionet karshi Serbisë si instrumenti politik për të siguruar mbijetesën politike që mundëson të parën, pra pasurimin. E meqë motivi i këtij pushteti nuk është zhvillimi dhe mirëqenia, drejtësia dhe barazia, por profiti dhe financa për ta, atëherë edhe vendimet dhe politikat e tyre duhet të ushqejnë kafshën që kanë krijuar vetë”.

Sipas nënkryetarit të VV-së, Ligji për “Trepccën” që e ka sjellë kjo Qeveri, nuk bënë asgjë më shumë se trasimin e terenit për privatizim, e rrjedhimisht pasurim të tyre, e deindustrializim të mëtutjeshëm.

Ai ka thënë se mirëqenia sociale për këte pushtet tash e 16 vite është temë zgjedhjesh.

“Sot e 16 vite këta nuk ishin në gjendje të ndërtojnë sistem shëndetësor, sistem pensional.  Për më keq ky pushtet, pasi mbyti gjeneratat që ndërtuan Kosovën tash po i godet edhe kursimet pensionale, duke sfiduar edhe qëndrueshmërinë financiare për gjeneratat e reja. Kjo nuk është qeverisje, kjo është kapje.  Kjo mendësi nuk ndërton, kjo mendësi qeverisëse shkatërron”, ka thënë Sejdiu. /Periskopi/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending