Connect with us

Sporti

Seedorf: Vij te Shqipëria për këtë arsye

Published

on

Vetëm një “ok” dhe Clarence Seedorf do të jetë pasuesi i Gianni de Biasit në stolin e Shqipërisë.

Këtë javë pritet që federata shqiptare e futbollit të zgjidhë dyshimet e fundit. Presidenti Armand Duka është në dy mendje, teksa gara për të marrë vendin e lënë vakant nga italiani është vetëm mes dy trajnerëve: Clarence Seedorf  dhe Luigi De Canio.

Por, kandidatura e holandezit është më e forta, për një simpati personale të presidentit të federatës, i cili pas arritjes së madhe të kualifikimit në Evropian për të parën herë në historinë e Shqipërisë, dëshiron që të rinisë gjithçka nga zero, me një person që do ta pranojë këtë sfidë dhe do të përgatisë kombëtaren për kualifikimin në Evropianin 2020, pra pas tre vjetësh.

 

Duka i ka dhënë më shumë kohë vetes, teksa çdo ditë që kalon është në dëmin e federatës. Në fakt, brenda fundit të korrikut duhet të zgjidhet edhe kjo nyje, edhe pse sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, gjatë kësaj jave mund të kemi emrin e trajnerit të ri të Shqipërisë.

Armand Duka priste që Paolo Tramezzani të thoshte “po”, por do të jetë për të ardhmen.

Përpara dy javësh, Armand Duka dhe Seedorf, nga ajo që ka mësuar “Sport Ekspres”, kanë pasur një takim të fshehtë.

E gjitha e bërë larg reflektorëve, një takim në një lokal ku edhe hyrja është me kartë klienti dhe ku askush nuk kishte akses.

 

Seedorf ka mbërritur me avion nga Milano, teksa ka marrë daljen dytësore të aeroportit të Rinasit, për të mos u vënë re nga askush, edhe pse e kanë parë të pranishmit.

Armand Duka, Seedorf, Lutfi Nuri dhe Fatbardh Jera i janë drejtuar një lokali në bllok dhe, më pas, gjithçka është spostuar në Durrës, aty ku edhe kanë drekuar.

Dy orë bisedë, teksa Seedorf ka qenë i shoqëruar edhe nga agjenti i tij. Ish-trajneri i Milanit, në bisedën që ka pasur me presidentin e federatës shqiptare, ndër të tjera i është drejtuar Dukës me këtë fjali: “Nuk më interesojnë paratë, do të flasim për ato pasi të biem dakord fillimisht për atë që do të bëjmë. Jam entuziast për të drejtuar kombëtaren e Shqipërisë dhe është një sfidë e imja personale. Jam i pasur, nuk nisem nga kontrata, por projekti dhe ajo që bashkë do të bëjmë. Nëse doni, mbani stafin ekzistues, ose po ashtu më thoni, jam në dispozicion, por ky është një problem sekondar”, u shpreh holandezi, teksa Duka e dëgjonte.

 

“Mund të them që e njoh Shqipërinë, por do të gënjeja. Nuk e kam parë asnjëherë, as në Evropian. Do të nis prej tani të studioj ndeshjet në youtube dhe do të shoh dhe futbollistët që luajnë, si edhe mosha e tyre”.

“Jam gati t’i takoj personalisht për t’i treguar atë që unë kam ndër mend. E përsëris, Shqipëria është sfida ime, tani ju mbetet ju në dorë të vendosni”, u kishte thënë Seedorf drejtuesve të FSHF-së.

Pasi e ka falënderuar, presidenti Duka e ka shoqëruar deri në aeroport ish-trajnerin e Milanit dhe ish-futbollistin e Holandës, që është nisur drejt Italisë sërish.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending