Connect with us

Lajme

Seanca ndaj Salih Mekajt u mbyll me kërkesën e këshilltarit të Isa Mustafës

Kërkesa për mbylljen e seancës ndaj Salih Mekajt u bë nga avokati Besnik Berisha që në këtë rast mbron Vlora Goranin. Besnik Berisha është këshilltar i Kryeministrit Mustafa, ndërsa mbrojti në një proces gjyqësor djalin e Kryeministrit.

Published

on

KALLXO.com ka siguruar aktvendimin me të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi kërkesën që seancat ndaj ish-kryetarit të Apelit Salih Mekaj të mbahen të mbyllura.

Në aktvendim gjithashtu vend të posaçëm zë fakti se kërkesa për mbylljen e seancës u mbështet edhe nga prokurorja e Prokurorisë Speciale Drita Hajdari.

Në aktvendimin e nxjerrë nga gjyqtari Shashivar Hoti me të cilin gjykimi ndaj kryetari të dorëhequr të Gjykatës së Apelit do të mbahet larg publikut, përveç se citohet neni përkatës i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës nuk jepen detaje tjera dhe askund nuk përmendet interesi i publikut kosovar për të ditur se cilat janë veprimet që rëndojnë njërin nga figurat kyçe të drejtësisë në Kosovë.

“1. Nga fillimi deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjyqtari i vetëm gjykues ose trupi gjykues me propozimin e palëve, ose sipas detyrës zyrtare, por gjithnjë pas dëgjimit të tyre, mund të përjashtojë publikun gjatë gjithë shqyrtimit gjyqësor, ose nga një pjesë e tij, kur kjo është e nevojshme për:

1.4. mbrojtjen e jetës personale ose familjare të të akuzuarit, të dëmtuarit ose të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, thuhet në aktvendim.

Në aktvendimin e gjykatës konstatohet se mbyllja e seancës ishte instrumenti i vetëm për të mbajtur larg publikut dhe mediave komunikimin e zhvilluar në mes të kryetarit të dorëhequr të Apelit, Salih Mekajt dhe të akuzuarës tjetër në këtë rast Vlora Gorani.

Lidhur me mbylljen e njërit nga proceset më të rëndësishme në vend, gjatë ditës ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ndërsa Kreshnik Gashi, autor i  emisionit “Drejtësia në Kosovë”, përmes rrjetit social Facebook e cilësoi vendimin të  padrejtë.

“Vendimi për me e mbyllë seancën gjyqësore ndaj ish- kryetarit të Gjykatës së Apelit Sali Mekaj përveç që është i pa drejtë na tregon edhe një herë se sa i kujdesshëm është sistemi gjyqësorë për mos me ju dalë marret në shesh”, shkroi Gashi.

Gashi më tej thotë se pesha e detyrës që mbante Mekaj  obligon që publiku të jetë i informuar për veprimet e tij.

 

“Sali Mekaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e nëse gjatë detyrës zyrtare akuzohet për vepra që munden me thy etikën, populli duhet me e ditë. Nuk është e drejtë që duke i mbyllë seancat me tentu me i mbyllë marret e drejtësisë,” shkroi Gashi më tej.

Gashi thotë se nëse do të duhej që procesi patjetër të mbyllej duhet të mbyllej vetëm pjesërisht, e në asnjë formë mbyllje e tërësishme në të gjitha fazat.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending