Connect with us

Lajme

Schwartz: Thaçi me turmën e tij ishin askusha, hiça, njerëz pa të kaluar dhe pa aftësi udhëheqëse

Detaje për historinë e Kosovës nga libri i publicistit amerikan Stephen Schwartz «Kosovo: Background to a War», London, Anthem Press, 2000

Published

on

Menjëherë pas përfundimit të ndërhyrjes së NATO-s, kur prijësi i UÇK-së, Hashim Thaçi, nisi të mburrej sikur të ishte ndonjë kryehero, dëgjoheshin zëra që kërkonin ta dinë se ku kishte qenë UÇK-ja kur policia serbe po i dëbonte njerëzit prej shtëpive dhe po ua vriste të afërmit.

Pse UÇK-ja kishte lejuar dëbimin? Pse nuk e kishte penguar asgjësimin e dokumenteve të identi„kimit dhe të tapive të pronave? Pse s’kishin bërë asgjë për të mbrojtur intelektualët e 삃ijuar si poeti Latif Berisha e akademiku Fehmi Agani, që ishin vra, ose t’i ndihmojnë intelektualët tjerë të detyruar të fshihen bodrumeve? Pse kishin lejuar që me mijëra të rinj të dërgohen burgjeve të Serbisë? Pse të paktën nuk kishin shpërndarë armë të vogla, që ishin të bollshme në Shqipëri, e të organizonin grupe mbrojtëse për popullatën civile? Pyetja që përsëritej përherë ishte: ku ka qenë UÇK-ja? Përgjigja e hidhët: duke u fshehur katundeve, sipas shumë shqiptarëve të Kosovës.

Atdhetarët e zhgënjyer që vetë i ishin bashkëngjitur UÇK-së ose i kishin dërguar bijtë e bijat në radhët e saj, tani paralajmëronin se në UÇK kishte pasur gjatë tërë kohës të infiltruar spiunë serbë. Brenda pak javësh, pjesëtarët e UÇK-së nisin të zaptojnë shtëpi, banesa, biznese dhe automjete. Shqiptarët e thjeshtë ngulmonin se Thaçi me turmën e tij, të cilët shpejt e themeluan edhe një «qeveri», ishin askusha, hiça, njerëz pa të kaluar dhe pa aftësi udhëheqëse. Revolucioni, si gjithë ato herë e në gjithë ato vende më parë, ishte tradhtuar.

Ibrahim Rugova e kishte humbur paska popullaritetin ndër shqiptarë të Kosovës shkaku i paraqitjes së tij fatkeqe në TV-në e Beogradit gjatë ndërhyrjes, në të cilën paraqitje nuk kishte thënë asgjë zëshëm. Llapaqentë perëndimorë, duke i përfshi gazetarët, e përshkruanin atë si krejt të koritur dhe shpallnin me plot bindje se Thaçi ishte e vetmja „gurë e rëndësishme në politikën kosovare pas bombardimeve. Porse ky gjykim, si shumë e shumë të tjerë, pasqyronte një mosnjohje të plotë të shoqërisë së shqiptarëve të Kosovës, meqë Rugova i kishte disa cilësi që shqiptarët e Kosovës i parapëlqenin kundrejt pro„lit «të hijshëm» të Thaçit; Rugova ishte intelektual serioz, dhe shqiptarët tashmë ia kishin pirë ujin, pavarësisht gabimeve të tij. Nëse Rugova kishte ndonjë gabim, ky ishte naiviteti, e jo korrupsioni, as injoranca, të cilat shumë shqiptarë i vërenin te Thaçi dhe grupimi i tij.

Nga tetori i vitit 1999 shqiptarët e Kosovës ishin zhgënjyer me politikat e Hashim Thaçit dhe të «qeverisë» së tij të UÇK-së, saqë kërkonin prej të huajve që t’i mbanin zgjedhjet menjëherë. Anketat parashikonin që Thaçi do të humbte 4 me 1 në votat për president, dhe se kishte gjasa të forta që të fitonte Rugova, të cilin bashkësia ndërkombëtare dhe gazetarët e huaj e kishin flakë tutje prej kohësh si një limon të shtrydhur.

Përgatitur nga: Shkëlzen Gashi, Dialogplus

 

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending