Connect with us

Lajme

Schulz: Britania, sa më parë jashtë BE-së

Published

on

“Shpresoja dhe besoja në një fitore të krahut “Remain” në referendumin britanik dhe rezultati final më ka habitur dhe trishtuar njëkohësisht”.

Me këto fjalë presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz shpreh zhgënjimin por edhe irritimin e tij me klasën politike britanike.

“Mirë tha presidenti i Komisionit, Juncker: të mos habitemi nëse votuesit nuk marrin seriozisht atë që nga e hëna deri të shtunën kritikon ashpër BE-në dhe të dielën shprehet euro-entuziast”, ka thënë Schulz në një intervistë për “ANSA”.

Sipas tij, “përgjegjësia kryesore për atë që ndodhi është partia konservatore”.

“Partia që dikur ishte e Winston Churchill dhe e Benjamin Disraeli ka vendosur interesin e saj personal përpara atij të vendit. Cameron, Johnson dhe Gove krijuan mjetet për të konsumuar ambicjet e tyre personale”, ka thënë Schulz.

Ai ka theksuar se tashmë Bashkimi Europian ka shumë çështje me të cilat duhet të përballet me urgjencë.

“Që nga lufta kundër terrorizmit e deri tek kriza e refugjatëve; nga reforma e qeverisjes ekonomike tek përforcimi ekonomik e monetar i Unionit; tek ringjallja e tregut të brendshëm për shembull në sektorin dixhital dhe atë të kapitaleve. Qytetarët kërkojnë garanci, jo negociata të cilave nuk u duket ende fillimi e jo më fundi”, ka vijuar Schulz.

Ndonëse shprehet kundër një linje të ashpër, presidenti i PE thekson se Britanisë i duhet dhënë një mesazh i qartë.

“Pasiguria që rëndon mbi ekonominë reale duhet të reduktohet sa më parë të jetë e mundur. Bashkimi Europian duhet të mbrojë interesat e qytetarëve të tij, ashtu sikurse do të bëjë Mbretëria e Bashkuar. Mbështetësit e “Leave” premtuan të gjitha përfitimet e të qenit brenda Unionit pa asnjë detyrim. Negociatat do të tregojnë se nuk mund të jetë kështu”, ka shtuar Schulz.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending