Connect with us

Lajme

Sanders përjashton nga fushata drejtorin rajonal pas sulmeve personale ndaj kundër-kandidatëve

Published

on

Bernie Sanders pas fitores bindëse në Nevada tashmë është bërë favorit për të fituar nominimin e Partisë Demokrate për garën presidenciale kundër Donald Trumpit që zhvillohet në muajin nëntor.

Por, gjërat mund të kenë marrë një kthesë të madhe pas zbulimeve të fundit.

Llogaria private e Twitterit e stafit të fushatës së tij tregon për ngacmime të tmerrshme online, duke qenë e ngjashme me atë që kanë bërë edhe stafi dhe mbështetësit e presidentit aktual amerikan, Donald Trump.

Ben Mora, drejtori rajonal për Sandersin, ka sulmuar demokratët e tjerë në garë – e po ashtu edhe anëtarët e familjes së tyre, të afërmit, gazetarët, apo edhe të famshmit që i kanë mbështetur – në terme tepër personale, duke u tallur me dukjen e tyre, me gjininë, e madje edhe me seksualitetin, mes gjërave tjera, shkruan Daily Beast, përkthen Periskopi.

Për senatoren Amy Klobuchar, Mora ka shkruar, “duket si emri i saj, e ngjyrosur, e rëndë, dhe me origjinë e qëllime konfuze.”

Për kryetarin e South Bendit, Pete Buttigiegit “kjo është ajo që ndodh kur terapisti prish bisedën”. Ai ka ngacmuar edhe burrin e tij, Chastenin.

Ai ka tallur edhe paraqitjen fizike të senatores Elizabeth Warren, për të cilën ka thënë se duket “si m*t” dhe si “një të rritur që i ka fetish pelenat”.

Llogaria, nga e cila Mora ka postuar në Twitter, është shembulli i fundit i sjelljes helmuese të mbështetësve dhe stafit të tij që karakterizohet me armiqësi ekstreme ndaj rivalëve e kritikëve të tij.

Pasi doli një lajm i tillë, drejtori për shtyp i fushatës së Sandersit i tha Daily Beastit që “ne po garojmë në një fushatë shumëracore dhe shumëbrezëshe për drejtësi ku sjelljet e neveritshme dhe sulmet personale nga stafi ynë nuk do të tolerohen.”

Mora, ka konfirmuar fushata e Sandersit, është pushuar menjëherë nga puna.

Edhe Kosova ka qenë e prekur dhe vazhdon të jetë e prekur nga sjelljet e tmerrshme abuzive e toksike të militantëve politikë të partive të ndryshme, e veçanërisht të partisë më të madhe në pushtet që sulmon pamëshirshëm personalisht të gjithë kritikët apo oponentët e partisë së tyre. /Periskopi

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending