Connect with us

Lajme

Samiti i Bratislavës, Merkel-Hollande: Së bashku dalim nga situata kritike

Published

on

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, Hollande e Merkel, kanë bërë të ditur se Bashkimi Europian ka rënë dakord mbi prioritetet për rishëndoshjen e bllokut, pavarësisht “situatës kritike” të krijuar nga vota britanike për shkëputje.

Ata shfaqën një unitet simbolik, duke dalë së bashku në një konferencë për shtyp pas bisedimeve të samitit të Bratislavës, kryeqytetit sllovak. Ky ishte takimi i parë i rëndësishëm i BE-së me 27 anëtarë tashmë, pa praninë e Britanisë së Madhe.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Francois Hollande, thanë se kriza e emigrantëve ishte një çështje kyçe.

“Nuk u jemi shmangur asgjëje, – tha Hollande. – Ne kemi vendosur që së bashku të përballemi me çështjen e emigracionit, ndërsa respektojmë të drejtat për azil”.

Mbi çështjen e fluksit të emigrantëve, shumica e të cilëve nga Siria, pati një mospajtim të thellë, pasi Sllovakia, Hungaria, Republika Çeke dhe Polonia refuzojnë të pranojnë kuotat e BE-së për strehimin e azilkërkuesve. Këto vende, gjithsesi janë nën presion për t’i pranuar kuotat, në mënyrë që rreth 160 mijë refugjatët e bllokuar nëpër kampe në Greqi dhe Itali, të mund të shpërndahen anembanë bllokut.

“Kemi folur shumë konkretisht në lidhje me atë çfarë do të bëjmë për të zgjidhur këtë krizë emigracioni”, tha Merkel. Ajo foli mbi një zhvillim në Bratislavë mbi frymën e bashkëpunimit për t’u përballur me çështjen më të rëndë me të cilën po përballet Europa.

“Të gjithë ne duhet të bëjmë kompromis përmes lëshimeve”, pranoi ajo. “Kemi rënë dakord se Europa gjendet në një situatë kritike pas ‘Brexit’-it, por kemi gjithashtu edhe çështje të tjera për të cilat duhet të punojmë së bashku për t’i zgjidhur”.

Krerët nuk u ndalën në çështjen e mprehtë të “Brexit”, pasi janë duke pritur vendimin e qeverisë britanike për të aktivizuar nenin 55 të procesit për daljen nga Bashkimi Europian.

Udhëheqësit e BE-së arritën akord edhe për të përshkallëzuar përpjekjet për forcimin e kufijve të jashtëm të bllokut, për integrimin e mbrojtjes europiane, për luftën kundër terrorizmit, si dhe për nxitjen e rritjes ekonomike.

Takimi njëditor i Bratislavës nisi një seri takimesh për rikthimin e besimit, mbi të cilin duhet hartuar edhe një udhërrëfyes i ri i BE-së. Takimet do të kulmojnë me samitin e Romës në muajin mars, kur të festohet 60-vjetori i Traktatit – themelues të BE-së, – të Romës.

Franca dhe Gjermania kanë përshkruar planet për të zgjeruar bashkëpunimin ushtarak mes vendeve europiane, gjë që u theksua edhe në adresimin e përvitshëm të presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të mërkurën, ditë në të cilën ai bëri thirrje për një seli të përbashkët ushtarake europiane.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending