Connect with us

Lajme

Zëvendësministri kosovar përplaset me Edi Ramën në Samitin e Diasporës

Qeveria shqiptare mblodhi shqiptarët e suksesshëm nëpër botë në një samit me qëllim e mirë krijimin e një tradite dhe rikthimin e “trurit” pas dekadash largimi për arsye politike apo ekonomike ndër vite. Nisma është pritur pozitivisht sepse hedh themelet e një rrjetëzimi të shqiptarëve nëpër botë me qendër Shqipërinë, por megjithëse autokritika duhet të jetë pikënisja e gjithçkaje.

Published

on

Autokritika jo me atë se çfarë nuk shkon në vendin tonë dhe pse largohen shqiptarët, por në lidhje me organizimin e Samitit të parë të diasporës shqiptare i cili përtej optimizmit që ngjall një aktivitet i tillë në të vërtetë në ditën e tij të parë la shumë për të dëshiruar. Të paktën këto janë reflektuar nga disa prej të ftuarve në disa prej paneleve ku merrnin pjesë.

Ndër ta, më i drejtpërdrejti ishte zëvendësministri i Kulturës në Kosovë, Rexhep Hoti, i cili akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare si organizatore se ka lënë jashtë këtij aktiviteti me qëllim diasporën shqiptare, shkruan Shekulli.

Të tjerë të ftuar që kishin lënë punët e tyre duke ju përgjigjur pa mëdyshje ftesës janë larguar nga takimet me ankesat se nuk patën mundësi të flisnin mjaftueshëm dhe se organizimi ishte sipërfaqësor. Duke theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti, me kujdes do të radhisim më poshtë çfarë nuk u pa në tre nga panelet e mbajtura gjatë ditës së shtunë.

Paneli për ekonominë

Në këtë takim merrnin pjesë investitorë dhe biznesmenë të rëndësishëm shqiptarë që jetojnë jashtë. Mes tyre gjendej edhe Lazim Destani, kryetari i nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, profesoresha e Ekonomisë në Britani, Shqiponja Telhaj, presidenti i Rrjetit të Bizneseve në Diasporë, me qendër në SHBA, Elmi Berisha, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi. Destani kërkoi që të ketë hapa konkretë për afrimin e diasporës në ekonominë e vendit dhe jo thjesht takime vëllazërore që nuk të dërgojnë asgjëkund, pavarësisht dëshirës së mirë të samtit.

Ai tha se duhet më shumë punë nga institucionet shtetërore shqiptare që diaspora të marrë rolin udhëheqës në zhvillimin ekonomik të vendit. “Do të doja ta nënvizoj fjalën konkrete, sepse sado të dobishme që janë mbledhjet dhe diskutimet e këtilla nëse nuk ndërmerren aksione konkrete, në fund mbetet vetëm shija e mirë e bisedave vëllazërore”, u shpreh Destani.

 

Ministrja Ekonomi njohu të pranishmit me nismat e shtetit shqiptar për lehtësirat dhe projektet e bashkëpunimit me diasporën dhe bëri thirrje për më shumë investime në vend, por nuk ju përgjigj shumë pyetjeve dhe shqetësimeve të ngritura nga të ftuarit. Të ftuarit ngritën një sërë pyetjesh dhe shqetësimesh në lidhje me burokracitë, problemet me pronat, taksat e larta, injorimin herë-herë nga institucionet dhe moskoordinimin për projekte të ndryshme.

Pak prej tyre u prekën përciptazi dhe shumica prej tyre u shmangën duke dhënë vetëm një garanci me gjysmë zëri. Amr Bekdash, një investitor shqiptar nga Egjipti kishte mbajtur faqe të tëra shënime dhe sugjerime, por pas dhjetëra herë tentativash për të marrë fjalën askush nuk e dëgjoi. Në përfundim të takimit shumica prej tyre u shprehën se organizimi ishte i dobët.

Përplasja për kulturën

Qëllimi i Samitit nuk janë vetëm planet dhe projektet e të ardhmes, por edhe evidentimi i problemeve. Pikërisht këtë bëri edhe zv/ministri i Kulturës në Kosovë, Rexhep Hoti. Ai tha se qeveria shqiptare ka përjashtuar Diasporën e Kosovës nga ky aktivitet. Numri dy i kulturës se Kosovës e cilësoi samitin ambicie politike te kryeministrit Edi Rama, ndërsa vijoi kritikat edhe për bashkëpunimin ne fushën e kulturës mes dy shteteve. Ai u shpreh se Kosova ka propozuar krijimin e një ministrie te përbashkët te kulturës. “Ky samit do të duhej që në hartë të kishte edhe Kosovën, jo vetëm Shqipërinë, është një mangësi shumë e madhe, por ne e kuptojmë edhe ambicien politike të njerëzve. Kryeministri Edi Ram, tha që ‘diaspora është ekzistenca e Shqipërisë’. Unë do e pyes, çfarë kanë bërë Shqipëria dhe Kosova për diasporën. Ne nuk na ndalon askush në botë që dy republikat shqiptare të kenë një ministri të Kulturës, ndërsa ministritë e tjera le të mbesin në kuadër të qeverive që u takon. Ne duhet të jemi të sinqertë me vetveten dhe me ju të diasporës. Nismat individuale jo vetëm që janë larg shteteve apo republikave shqiptare, por ato duhet të kalojnë disa herë mangësitë tona burokratike për të mos thënë dhe mosdijen tonë”, u shpreh ai. Ministria shqiptare e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk i komentoi deklaratat e zv/ ministrit të Kosovës.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending