Sa luante për Gjermaninë nuk këndonte himnin por bënte dua, Ozil shkakton ‘trazira’ pasi këndoi himnin turk me Fenerbahcen

Periskopi.com Sporti

Ish mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil u pa ta këndonte himnin turk para lojës së Fenerbahces me skuadrën e Goztepes, veprim që shkaktoi polemika të shumëta, shkruan Periskopi.

Interpretimi i himnit turk i bëri njerëzit të flasin, kjo pasi Ozil refuzoi të këndonte himnin kombëtar të Gjermanisë gjatë 92 ndeshjeve për vendin e tij.

Ozil thoshte se ai preferonte të lutej ndërsa shokët e tij të skuadrës këndonin himnin.

Pas nënshkrimit të Fenerbahce, Ozil u pyet nëse ai e konsideron kthimin në detyrë te ekipi i Kombëtares gjermane, por lojtari nuk pranoi, duke thënë: “Kur shkoj në një shteg, nuk kthehem kurrë. Kështu që, jo.

“I uroj sukses ekipit kombëtar gjerman, por nuk do të luaj më kurrë për ta. /Periskopi

 

Shpërndaje në: