Connect with us

Sporti

Ryan Giggs dyshohet se u ‘takua me gra tjera’, pasi u arrestua për dhunë ndaj të dashurës

Published

on

Legjenda e Manchester Unitedit dhe trajneri i Uellsit, Ryan Giggs ka qenë protagonist i medieve këtë javë, por jo për arsyet e duhura.

U raportua nga ”The Sun” të hënën mbrëma se 46-vjecari është arrestuar një natë më herët pasi kishte ushtruar dhunë mbi të dashurën e tij, Kate Greville, transmeton Periskopi.

Greville u tha në raportin e policisë se kishte pësuar dëmtime të lehta, ndërsa Giggs pastaj u arrestua.

Kështu, Kombëtarja e Uellsit dhe ish-mesfushori u morën vesh që ai të mos drejtonte britanikët në tri ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare për shkak të incidentit.

 

Sipas ‘Sky Neës’, përfaqësuesit e Giggsit thonë se ish-ylli i Premier Leagues ka mohuar akuzat kundër tij në lidhje me të bëmat e 1 nëntorit.

Tash, ‘The Sun’ po raporton se Greville u largua nga vila ku jetonte me Giggsin pasi ai e sulmoi atë, teksa ka paketuar gjësendet e veta dhe ka marrë qenin të racës ‘golden retriever’ me vete.

Potencohet se ajo aktualisht gjendet në një shtëpi të sigurtë dhe Giggs e ka të ndaluar ta kontaktojë atë në pajtueshmëri me kushtet e lirimit me kusht.

Detaje të tjera për situatën janë publikuar nga ‘Daily Mail’, me një burim që ka informuar gazetën duke i thënë se Giggs dyshohej se po takohej me gra tjera, edhe pse kjo është informatë e pa konfirmuar.

Burimi raportohet të ketë thënë: ”Kate u ngop me këtë marrëdhënie dhe dëshiroi të largohej. Ajo nuk ishte e sigurtë por mendonte se Ryan ishte takuar me gra tjera.

”Ata debatuan pasi u kthyen nga një natë jashtë. Marrëdhënia nuk ka qenë shumë e mirë për një kohë.”

Greville kishte filluar punë në marrëdhëniet publike në Hotel Football, që zotërohet pjesërisht nga Giggs, në vitin 2013 para se të fillonte të takohej me ikonën e Unitedit më 2017. /Periskopi.com/

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending