Ryan Giggs bëri seks me gruan e vëllait për 8 vjet, ai kërkon të takohet me të

Periskopi.com Sporti

Vëllai i Ryan Giggs thotë ta ketë falur ish yllin e Manchester United për aferën seksuale 8 vjeçare me gruan e tij.

Rhodri Giggs ka ngulmuar se ka ecur përpara dhe kërkon të rilidhet me vëllain e tij të famshëm pasi ishin prishur kur kishte dalë në shesh afera me gruan e tij Natashën.

Ish mesfushori legjendar Ryani, që tash është menaxher i kombëtares së Wales-it, kishte kërkuar falje pas disa javësh – duke thënë veç se “nuk kishte menduar”, përkthen Periskopi.

Por, Rhodri i tha Mirëmëngjes Britani, se nuk kishte folur me vëllain qe shtatë vjet – dhe zbuloi që bile as nëna s’i kishte folur pas asaj që i kishte ndodhur.

Ai tha: “Ishte goxha shok për mua por ka kaluar shumë kohë. Çdokush ka ecur përpara, çdokush duket i lumtur.”

Më tej, Rhodri ka premtuar se nuk do ta godiste Ryanin nëse do të takohej me të. /Periskopi

Shpërndaje në: