Rusia kërkon nga SHBA t’i paguajë 600.000 dollarë për ndihma humanitare

Periskopi.com Lajme

Rusia i ka dërguar SHBA-së një faturë për më shumë se 600.000 dollarë për ndihmën humanitare që kishte dhënë për të luftuar koronavirusin.

Sidoqoftë, Amerika ka vënë në dyshim përfitimet e kësaj ndihme, shkruan e përditshmja me qendër në Moskë ‘Komersant’.

Gazeta ruse duke iu referuar ABC News, shkruan se Rusia ka furnizuar SHBA me 45 aparate mekanike për ventilim, maska për fytyrë, doreza mjekësore, veshje mjekësore mbrojtëse.

Sipas gazetës, pajisjet e ventilimit artificial të mushkërive nuk janë të dizajnuara për 110 volt në SHBA, por 220 sipas standardeve evropiane.

Ajo gjithashtu shkruan se funksioni i maskave mbrojtëse M-95, të cilat plotësojnë standardet ushtarake kundër sulmeve biologjike dhe kimike, nuk është i qartë , pasi mjekët kanë nevojë për maska me klasën e mbrojtjes 95.

‘Komersant’ përkujton se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se dërgimi në Amerikë ishte “humanitar” dhe se në të njëjtën kohë, Departamenti i Shtetit amerikan theksoi karakterin komercial të ndihmës.

Shpërndaje në: