Connect with us

Lajme

Rritet pjesëmarrja e shoqërisë civile në hartimin e politikave publike në Kosovë

Published

on

Republika e Kosovës po përmirëson në vazhdimësi legjislacionin dhe praktikat në fushën e konsultimeve publike për hartimin e politikave. Në “Treguesit Global të Qeverisjes ” të hartuar nga Banka Botërore, që përfshin 187 vende të botës, Kosova renditet e para në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ka vendin e 24 në rangimin e të gjitha vendeve të përfshira, me 4.75 nga maksimum 5 pikë. 

Në këtë kontekst, janë bërë përparime të dukshme në disa fusha si: Në procesin e hartimit të politikave duke rritur nivelin e transparencës gjatë hartimit të politikave; Në  përfshirjen më të madhe të palëve të interesuara dhe audiencës në këtë proces dhe vlerësimit të ndikimit që këto politika kanë në jetën e qytetarëve. Në fushën e konsultimit publik, Kosova tanimë i plotëson të gjitha kriteret sipas të cilave bëhet vlerësimi. Ky është një validim i shkëlqyeshëm i përpjekjeve të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe Zyra e saj për Qeverisje të Mirë pranë Zyres së Kryeministrit e cila në këtë proces, që nga viti 2016, ka patur edhe mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të financuar nga Bashkimi Evropian.

Përparimi që është bërë në zhvillimin e standardeve dhe praktikave për rritjen e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në hartimin e politikave dhe legjislacionit është i rëndësishëm në përgjithësi.

Ky proces ka filluar në vitin 2016 me miratimin e Rregullores për Standardet minimale për Këshillimet Publike (Nr. 05/2016), dhe gjatë viteve ka vazhduar me azhurnimin e Platformës Qendrore Online për Konsultime Publike, me krijimin e mekanizmave për monitorimin e zbatimit të këtij procesi, me ngritjen e kapaciteteve të koordinatorëve për konsultimi me publikun dhe nëpunësve të tjerë civil. Procesi poashtu ka përfshirë edhe promovimin publik dhe ngritjen e vetdijes për përfitimet nga një platformë e tillë për OShC-të dhe qytetarët në përgjithësi. Platforma online i ofron mundësi shoqërisë civile dhe publikut në përgjithësi që duke u regjistruar në këtë platformë të kenë të drejtë të ofrojnë kontributin e tyre në hartimin e politikave dhe legjislacionit.

Në vitin 2019  Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyres së Kryeministrit me mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të financuar nga  Bashkimi Evropian u përqëndruan dhe shënuan përparim në disa drejtime. Për herë të parë, gati 100% ose të gjitha 276 dokumentet e hartuara nga ministritë, që përfshijnë ligje, rregullore, udhëzime administrative, strategji, programe dhe plane veprimi, ishin subjekt i procesit të konsultimit. Gjithashtu, është për tu shënuar  se 156 dokumente ose 57% e dokumenteve të konsultuara kanë përmbushur standardet minimale të parashikuara nga rregulloret, që megjithatë është një rritje e vogël krahasuar me vitet e kaluara (56% në 2018 dhe 52% në 2017).

Numri i pjesëmarrjeve të qytetarëve dhe OShC-ve në procesin e konsultimit publik dhe komenteve është më shumë se dyfishi i tyre në krahasim me vitin 2018. Sipas statistikave, 3577 pjesëmarrës morën pjesë në procesin e konsultimit publik të cilët ofruan 1339 komente qoftë përmes takimeve, grupeve të punës apo edhe me shkrim. Nga ana tjetër, niveli i pranimit të komenteve dhe propozimeve është rritur gjithashtu. Vlerësohet se 688 ose 61% e komenteve të ofruara janë pranuar në tërësi nga institucionet hartuese. Ndërsa 97 ose 7.2%  të komenteve janë pranuar pjesërisht.

Për më shumë, në vitin 2018 janë miratuar  udhëzimet për përcaktimin e rregullave dhe standardeve për konsultime publike në nivelin lokal. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me këtë rast tanimë ka ofruar udhëzimet kryesore për Komunat se si të krijojnë politika bazuar në nevojat dhe mendimet e qytetarëve. Në këtë linjë, të gjitha aspektet pozitive dhe përvoja nga niveli qendror  kanë filluar të transferohet në njësitë e vetëqeverisjes lokale. Që nga viti 2019, edhe Komunat janë pjesë e Platformës Online.

Kështu, duke krijuar hapësirë për përfshirjen më të lehtë të qytetarëve dhe OShC-ve në konsultime publike për politikat lokale.

Trëndelinë Dreshaj, Zyrtare e lartë për qeverisje të mirë te  Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyres së Kryeministrit pohoi se: “Qeveria e Kosovës e pranoi që pjesëmarrja e qytetarëve është në qendër të idesë së demokracisë dhe se qytetarët të cilët janë të përkushtuar ndaj vlerave demokratike, të ndërgjegjshëm për detyrat e tyre qytetare dhe aktiv në jetën publike, janë motori i forcimit të demokracisë sonë dhe frymëzimi kryesor për institucionet në nivel qëndror e  lokal. Qeveria do të vazhdojë me përmirësime në të gjitha aspektet e procesit të konsultimeve publike dhe do të siguroj të gjithë hapësirën e nevojshme për njerëzit që duan të jenë pjesë e krijimit të ligjeve, politikave dhe strategjive të reja në të dy nivelet “.

Krijimi i mundësisë për përfshirje në procesin e hartimit të politikave është e rëndësishme sepse siguron një mundësi që qytetari (dhe palët e interesuara) të kenë fjalën e tyre në vendimet që ndikojnë në jetën e tyre. Në anën tjetër, kjo mundësi që ju ofrohet qytetarëve, u siguron vendimmarrësve një përspektivë më të mirë të vlerave, interesave, çështjeve dhe shqetësimeve të palëve të interesuara dhe ju mundëson që të marrin vendime më cilesore.

Sa më shumë që procesi është transparent dhe i hapur aq më shumë e forcon besimin e ndërsjellë dhe inkurajon publikun të ofroj një kontribut domethënës në procesin e vendimmarrjes.

Për më shumë informata se si mund të bëheni pjesë e proceseve të konsultimit publik mund  të klikoni në  https://konsultimet.rks-gov.net/

Ky Artikull eshte i sponzorizuar nga Projekti “Mbështetje për implementimin e Strategjisë së Qeverisë për Bashkepunim me Shoqërinë Civile”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që implementohet nga WYG International dhe CESO Development Consultants. Pikëpamjet e shprehura në këtë artikull jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

 

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending