Rrëzohet vinçi në Ferizaj, nuk ka viktima

Periskopi.com Lajme

Shkaku i pakujdesisë së është rrëzuar një vinç në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në qytetin e Ferizajt, por fatmirësisht nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale në tela të rrymës ,njofton gazetari i Kohës Ditore nga Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Ferizajt Agim Gashi i cili ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar. “Janë shkaktuar disa dëme të vogla në tela të rrymës, të telefonit, internetit etj, por fatmirësisht lëndime në njerëz nuk kemi pasur”, ka thënë Gashi.

Shpërndaje në: