Rrëqethëse: Pamje nga momenti kur votohet për pranimin e Kosovës në FIFA

Periskopi.com Sporti

Katër vjet më parë, më 13 maj të vitit 2016, Kosovës iu realizua ëndrra e anëtarësimin në shtëpinë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.

Kongresi i FIFA-s i ndjeki rekomandimet e Këshillit të FIFA-s dhe e konfirmoi pranimin e Kosovës si anëtaren e 210-të në organin qeverisës të futbollit botëror. Kosova u pranua me 141 vota pro dhe 23 kundër.

Pas pranimit në FIFA, Kombëtarja e Kosovës nisi të zhvillojë ndeshje zyrtare me karakter garues, siç ishin ato për kualifikim në Kupën e Botës Rusia 2018.

“Urime për Federatën e Futbollit të Kosovës që u bë anëtarja e 210-të e FIFA-s”, dëgjohet duke thënë moderatori në videon e publikuar nga FIFA, ku shihet duke u zbuluar flamuri i Kosovës në mesin e vendeve anëtare.

Rol kyç dhe kryesor për ta bindur Kongresin e FIFA-s ta pranojë Kosovën si anëtare të veten luajti ish-presidenti i FFK-së dhe legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq dy vjet më pas.

Kujtojmë se Kosova dhjetë para kësaj date, më 3 maj të 2016-tës ishte anëtarësuar në UEFA, Konfederatën Evropiane e Futbollit.

Shpërndaje në: