Rrëfimi i gruas që Tito i dhuroi orë ari pas mikpritjes në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Nga shërbimi i detajuar e deri tek dhurata e orës prej ari – rrëfimi i Sanije Berishës, shërbyeses së Titos gjatë qëndrimit në Kosovë     

Ishte vitit 1979 kur rrugët e Prishtinës ishin mbushur me flamuj kombëtar dhe ku muzika e vallëzimi jehonte gjithandej. Qytetarë të shumtë të veshur me veshje kombëtare, i prinin valles rrugëve të kryeqytetit. E gjitha kjo ishte bërë në nder të ardhjes së ish-diktatorit jugosllav, Josip Broz Tito.

Parulla me mbishkrimin “Mirë se na erdhe i dashur shok Tito”, shihej në momenti kur ai kishte zbritur në aeroportin e Prishtinës. Ai u prit me tapet të kuq dhe shumë përqafime.

Por ku u akomodua Tito dhe kush e shërbeu atë – Insajderi ka realizuar një storie me shërbyesen e tij në atë kohë, Sanije Berishën.

Ajo kishte qenë vetëm 27 vjeçare kur kishte filluar punën si shërbyese në Hotelin Grand, në Prishtinë aty ku Tito u vendos. Në vitin 1978, ajo kishte lënë arsimin për të punuar në këtë hotel, më parë ajo kishte punuar si mësimdhënëse e lëndës së Edukatës Fizike. Mirëpo, rrethanat e kishin obliguar që të fillonte një punë krejt tjetër.

Historia e saj është interesante. Si arriti ajo që në mesin e 20 personave të përzgjidhej si shërbyese e ish-diktatorit jugosllav.

Të premten e vitit 1978, Berisha kishte shkuar në intervistë me shpresë se nuk do të pranohej për të vazhduar më tutje, por ndodhi e kundërta.

Shërbimi i detajuar nga stafi që udhëheqte zonja Sanije, pritja me torte, gjakosja e këmbëve nga puna e pa ndalur, dërgimi i çarçafëve në këmbë nga kati i parë deri në të katërtin, vetëm që mos t’i rrudhoseshin bëri që Berisha në fund të pranojë një dhuratë tejet të veçantë nga vet Tito, një orë prej ari që mbante firmën e tij.

Me këtë veprim të Titos, u mahnitë edhe drejtorit i Grandit, që në atë kohë kishte qenë serb, i më pas vendosi të bëjë një festë për nder të orë që i ishte dhënë dhuratë Berishës.

 

 

Shpërndaje në: