Connect with us

Lajme

Rrëfehet xhaxhai i 25 vjeçarit që vrau gjyshen dhe veten: I gjeta të larë në gjak

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Durrës ku në një banesë u gjetën pa jetë një 25 vjeçar dhe gjyshja e tij 80 vjeçare.

Published

on

 

“Mesditën e djeshme më mori në telefon bashkëshortja, e cila më tha ta lija punën dhe të shkoja urgjent në shtëpinë ku banonte nëna ime. Kur shkova tek banesa, e gjeta derën mbyllur, ndaj u ngjita me shkallë në katin e dytë.

Ishte e tmerrshme ajo që pashë. Nënën e gjeta në krevat të mbytur në gjak. Ndërsa, nipi ishte shtrirë i pajetë në dysheme. U shokova nga skena e krimit. Ende nuk dua ta besoj atë që ndodhi”.

Kështu ka deklaruar në policinë e Durrësit, Isuf Curri, djali i viktimës Hurma Curri dhe njëkohësisht xhaxhai i autorit të krimit të dyfishtë, Irsid Curri. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka treguar me detaje ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë, Isuf Curri ka pohuar se që pas daljes nga burgu, nipi i tij vuante nga depresioni dhe se ishte agresiv me të afërmit e tij.

Gjithashtu, xhaxhai i 23-vjeçarit që vrau gjyshen e tij dhe më pas u vetëvra tha se nipi i tij kishte kërkuar azil në Gjermani dhe ishte deportuar nga autoritetet e këtij shteti, pasi ishte treguar agresiv me pjesëtarët e familjes së tij gjatë qëndrimit atje.

Hetuesi: Çfarë ndodhi në shtëpinë e nënës suaj?

Isuf Curri: Sot (dje) rreth orës 12:00 më mori bashkëshortja ime në telefon e alarmuar dhe më tha që të mbyllja dyqanin fruta-perime që unë kam në pronësi dhe të shkoja tek shtëpia e nënës sime.

Hetuesi: Konkretisht, çfarë ju tha bashkëshortja juaj në telefon?

Isuf Curri: Gruaja më tha se i kishte telefonuar nënës gjithë paraditen dhe ajo nuk i përgjigjej. Në mesditë, ime shoqe kishte shkuar tek shtëpia e vjehrrës, nënës sime, por e kishte gjetur derën e shtëpisë të mbyllur. Kishte trokitur dhe askush nuk i ishte përgjigjur. I kishte thirrur me zë të lartë: ‘Hurma, Hurma!’, por sërish asnjë përgjigje. E shqetësuar, ajo më telefonoi dhe kërkoi që unë të lija punën dhe të shkoja urgjent atje.

Hetuesi: Shkuat në shtëpinë e nënës suaj?

Isuf Curri: Po, shkova menjëherë pas telefonatës që më bëri ime shoqe. Kur mbërrita tek shtëpia e gjeta derën e mbyllur.

Gjithashtu edhe dritaret e katit të parë. I gjendur në një situatë të tillë, mora një palë shkallë dhe u ngjita në ballkonin e katit të dytë. Por, edhe dritaret e katit të dytë ishin mbyllur. Theva njërën nga dritaret dhe futa brenda.

Hetuesi: Çfarë patë brenda në banesë?

Isuf Curri: Sapo hyra në dhomën ku flinte nëna e gjeta atë në krevat të mbytur në gjak. Shtanga nga tmerri.

Hetuesi: Po nipi juaj?

Isuf Curri: Nipi ishte shtrirë në dysheme, po i mbytur në gjak. Pranë tij ishte edhe arma. Nuk po më besohej se ata kishin vdekur, ndaj u thirra të dyve në emër me shpresë se mos ndonjëri ishte gjallë, por ishte e kotë. Ata të dy kishin marrë fund. I tronditur tejet nga skena e tmerrshme lajmërova policinë për ngjarjen. Nuk ma merrte mendja që nipi im të kryente një krim të tillë.

Hetuesi: Kishte shfaqur ndonjë problem nipi juaj para ngjarjes?

Isuf Curri: Prej disa kohësh, Irsidi kishte shfaqur shenja depresioni, ishte bërë agresiv. Ai ka qenë dënuar 11 vjet për vrasje dhe doli nga burgu afro një vit më parë. Nipi bëri 7 vjet burg me gjykim të shkurtuar.

Hetuesi: Çfarë bëri pas daljes nga burgu?

Isuf Curri: Menjëherë sapo doli nga burgu, nipi im iku në Itali tek nëna e tij. Bashkë me pjesëtarët e familjes ai shkoi në Gjermani dhe kërkoi azil. Autoritetet e këtij vendi e deportuan, pasi Irsidi ishte treguar agresiv me familjarët e tij. Pas kthimit këtu, ai rrinte me nënën time, pra me gjyshen e tij.

Hetuesi: Si sillej Irsidi pas kthimit në Shqipëri?

Isuf Curri: Kohët e fundit ishte bërë agresiv. Pak ditë më parë, nëna ime i kishte thënë motrës sime që e kam këtu në Durrës se ishte e shqetësuar me sjelljen e Irsidit.

“Po më bën ndonjë gjë ai djalë, pasi është shumë i ngarkuar dhe i rënduar psikologjikisht”. Kështu i kishte thënë nëna motrës sime. Dhe ndodhi kjo që ndodhi./albeu.com/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending