Rrahen katër persona në Podujevë – tre nga ta lëndohen

Periskopi.com Lajme

Në Polici është raportuar se gjatë ditës së djeshme në Podujevë janë rrahur mes vete katër meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje.

Tre nga ta kanë marrë tretman mjekësor pas lëndimeve.

“Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasoj, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Nga njëri prej të dyshuarve është konfiskuar një pistoletë ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit janë intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Shpërndaje në: