Ronaldo theu rekord dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori, por ku renditet Messi?

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo është bërë zyrtarisht të martën mbrëma golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.

CR7 me dy golat kundër Interit kapi shifrën e 763 golave në karrierë, një më shumë se Bican dhe Pele (762).

Por ku renditet rivali i tij, Lionel Messi?

33-vjeçari argjentinas nuk është edhe larg CR7, teksa duhet theksuar se është pothuajse dy vite më i ri se portugezi.

Messi aktualisht renditet i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të futbollit.

Deri më tani ai ka shënuar 721 gola në karrierë dhe synon fillimisht të zë dhe kaloi Romarion që numëron 740 gola, dhe më pas Bican (762), Pelé (762) dhe pse jo Ronaldo, gjithmonë nëse var më herët atletet.

Messi i sezoneve të kaluara tashmë do të ishte edhe më pranë këtyre të lartpërmendurve, por gjërat kanë ndryshuar këtë sezon, pasi ai numëron vetëm 16 gola, diçka e pazakontë pasi dikur në muajin shkurt numëronte së paku 30.

Problemet me klubin dhe dëshira për t’u larguar, ani pse nuk u lejua – ka bërë që të bie rendimenti i 33-vjeçarit.

Shpërndaje në: