Rita Ora: Kam pasur shumë drama, apo jo?

Periskopi.com Showbiz

Rita flet për Jay Z, Beyonce, Calvin Harris ekskluzivisht për ‘Vanity Fair’

Rita ka folur për sukseset e saj, por ndoshta për herë të parë është hapur për mungesën e suksesit në muzikë.

E pyetur pse kompania e Jay Z nuk i ka lansuar asnjëherë album në Shtetet e Bashkuara, Rita nuk ka fajsuar askënd, duke thënë: “Unë dhe motra ime Elena kemi ndërtuar një brend, që është shumë i suksesshëm në të gjitha fushat, edhepse pjesa e muzikës ka qenë pak më e vështirë”.

“Por, muzika është dashuria ime e parë; është arsyeja pse unë kam hyrë në këtë biznes”, ka shtuar Rita.

Ajo gjithashtu vazhdon të insistojë se Jay Z është inspirimi i saj, Beyoncen e ka idol ndërsa pasi është pyetur për ndarjen e bujshme me Clavin Harris, ajo është përgjigjur: “Kam pasur shumë drama, apo jo?”.

rita

Shpërndaje në: