Rikthehet Ajeti

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti është rikthyer në stërvitje, pas dëmtimit të një muaji më parë, i cili ia pamundësoi paraqitjen ndaj Maqedonisë në kualifikimet për Botërorin 2018.

23-vjeçari ka nisur të stërvisë sërish me skuadrën e tij italiane, Torino, ndërsa ende nuk ka debutuar me skuadrën në fjalë në Serie A.

Ende nuk dihet nëse Ajeti do të jetë i gatshëm për dy sfidat e ardhshme të Kombëtares Shqiptare, atë kundër Lichtenshtejnit dhe Spanjës në muajin tetor. /Periskopi.com

Shpërndaje në: