Reshje rekord dhe përmbytje në Paris

Periskopi.com Lajme

Një stuhi vetëm dyorëshe shkarkoi mbi Paris plot 53 milimetra shi brenda mesnatës së të dielës, një sasi rekord e barazvlefshme me 27 ditë normale me reshje shiu.

Shërbimet meteorologjike thonë se 49.2 mm shi ranë vetëm brenda një orë, në atë që regjistrohet kështu si përmbytja rekord e korrikut në kryeqytetin francez.

Përmbytjet mbyllën 20 stacione metroje, ndërsa disa prej tyre mbetën ende të mbyllura edhe në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur udhëtarëve iu është dashur të shkojnë nëpër punë.

Disa pjesë të Zvicrës u goditën gjithashtu nga erëra të forta dhe gjysmëstuhi, që shkaktuan edhe atje përmbytje. Reshjet e dendura të shiut nisën në Paris në orën 21 të mbëmjes së të dielës, ndërsa “Meteo France” tha se sasia e rënë ishte më e madhe sesa rekordi i mëparshëm, prej 47.4 mm, që ishte regjistruar më 2 korrik të vitit 1995.

Disa zona në perëndim dhe përreth Parisit kanë parë sasi më të mëdha sesa mesatarja mujore, mes mesnatës së të dielës dhe orës 8 të mëngjesit të sotëm. Fshati perëndimor Civray u përmbyt nga 86 mm shi brenda 24 orëve.

 

Shpërndaje në: