Connect with us

Lajme

Reagon VV: Policët malazezë vodhën tinëzisht tabelën e vendosur dje

Published

on

Pas heqjes së tabelës mirëseardhëse nga policia malazeze, të vendosur nga Vetëvendosje te vendi i njohur si “Varri i Nuses”, ka reaguar zyrtarisht Lëvizja Vetëvendosje.

Veprimin e policëve malazezë Vetëvendosje e ka konsideruar vjedhje tinëzare të tabelës së vendosur dje.

Dënojmë shkeljen e territorit dhe vjedhjen tinëzare të Policisë së Malit të Zi

Nga portalet mësuam që Policia e Malit të Zi e paska hequr tabelën “Mirësevini në Republikën e Kosovës” (në tri gjuhë) dhe flamurin kombëtar shqiptar të cilat i vendosëm dje te Varri i Nuses, pra te pika kufitare midis Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ne e dënojmë aktin e policisë malazeze që shkel territorin e shtetit të Kosovës dhe ndërhyn tinëzisht për të vjedhur tabela mirëseardhjeje dhe flamuj të shtetit tjetër.

Pesë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja VETËVENDOSJE! qëndruan dje mbi një orë në këtë pikë kufitare. Policia e Malit të Zi, sipas banorëve atje, shfaqet andej pari çdo 15 minuta, mirëpo ajo nuk erdhi fare të hënën. Të martën e paskan vjedhur shenjimin e drejtë të kufirit që bëmë.

Varri i Nuses ndodhet 29 km larg Pejës dhe 18 km larg Rozhajës, si dhe 8 km larg nga pika e kontrollit të policisë së Kosovës e 2 km nga ajo e Malit të Zi. Policia e Kosovës (PK), por edhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), duhet të shkojnë te Varri Nuses sepse janë të thirrur dhe paguhen për ta mbrojtur kufirin e territorit tonë. Deputetët tanë do ta vendosin sërish tabelën e flamurin atje, por ata nuk janë policë që t’i ruajnë ato 24 orë në ditë e 7 ditë në javë. PK dhe FSK duhet ta bëjnë këtë. Ato nuk është e thënë që ta presin qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s për këtë gjë.

Ndërkohë, ne nuk lejojmë ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes private të Thaçit me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit i cili na i humbet mbi 8.200 hektarë. I ashtuquajturi President Thaçi duhet të përgjigjet për krimin dhe tradhtinë e bërë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending