Connect with us

Lajme

Reagon opozita: Me rritjen e buxhetit, rriten borxhet

Buxheti i Kosovës i parashikuar për vitin 2017 nuk siguron përmirësim në rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Kështu kanë konsideruar përfaqësuesit e subjektet opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma) të cilët thonë se rritja e paralajmëruar nga Qeveria Mustafa është joreale.

Published

on

Projektligji për Buxhetin e Republikës është shqyrtuar dhe miratuar nga Qeveria ku vlera e saj shkon mbi 2 miliard euro, ndryshe prej vitit paraprak që ishte 1 miliard e 680 €.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, kryeministri Isa Mustafa deklaroi se ky buxhet është zhvillimor dhe reflekton në përcaktimin e ekzekutivit. Ndërsa ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se projektligji është hartuar në pajtimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të dhënat e saj janë inkurajuese ku pritet të ketë rritje ekonomike mbi 4 %.

Opozita s’pajtohet me projektligjin

Lëvizja “Vetëvendosje” këtë rritje të buxhetit e konsideron të pajustifikueshme dhe të pa bazuar në zhvillimin ekomomik. Deputetja e kësaj partie, njëherësh anëtarja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Shqipe Pantina thotë se rritja e borxhit publik nuk shkon në investime kapitale të cilat gjenerojnë me vende pune dhe zhvillim ekomomik. Sipas saj, kjo mund të kthehet shumë shpejt në bumerang për shtetin tonë.

“Ajo çka në dukje të parë dhe çfarë kemi dëgjuar në media se shifra 2 miliard është jo reale. Kësisoj, nuk dihet nga i kanë marrë ato pare për tu rritur buxheti. Pasi, për rritje duhet të ketë investime, punësime, zhvillimi ekonomik. Paret e buxhetit vijnë kryesisht prej taksave kryesisht dhe ne nuk kemi parë ndonjë rritje deri më tash. E vetmja mundësi prej ku Qeveria mund ta rrisë buxhetin është duke i rritur borxhin publik”, është shprehur ajo.

Më tej, Pantina thotë se borxhi ka kuptim të rritet vetëm kur të ka investime të mdhaja të cilët ne nuk i kemi parë deri më tash.

AAK-Nisma: Me rritjen e buxhetit, rriten borxhet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se projektligji për Buxhetin e vitit 2017 është një lëvizje përpara për aq sa kjo rritje bazohet në parametra real të rritjes ekonomike. Megjithatë, AAK e vlerëson se pas kësaj rritje mundë të ketë probleme me borxhe.

Deputeti i partisë së Ramush Haradinajt, Bali Muharremaj, në një prononcim për “Indeksonline”, tregon se importi dhe eksporti kanë variuar në mënyra të ndryshme dhe për atë nuk ka ndonjë siguri për rritje ekonomike në vend.

“Nuk do te donim qe kjo rritje te mbështetet vetëm në të hyrat nga taksat e ndryshme, por kjo të ketë mbështetje në rritjen bruto të produktit në shkallë vendi. Kam frikë se me këtë  rritje buxhetore do të rritet shkalla e borxheve. Jo, nuk garanton rritje ekonomike, sepse shkalla e prodhimit dhe eksporti nuk kane trende rritjeje, ndërkohë që importi ka shënuar rritje. Papunësia poashtu është thelluar dhe pritet qe fuqia vlerës te ulet e gjendja ekonomike te rëndohet edhe më shume”, është shprehur ai.

Edhe partia e Fatmir Limajt, “Nisma për Kosovën”, projektbuxhetin e sheh si joreal për trendin e zhvillimit ekomomik në vend.

“Me ekspertët tanë brenda partisë do të japim një përgjigje më të saktë dhe brenda përmbajtjes së buxhetit se si e kanë arrit ata. E di që ka pakënaqësi aty sepse ka jo-realitet brenda kësaj shifre prej dy miliard eurosh. Sinqerisht nuk e kemi parë sepse kur është kryer qarkorja e parë ne nuk kemi qenë në seancë dhe nuk e kemi marrë miratimin e fundit”, është shprehur deputeti i kësaj partie, Enver Hoti. /Indeksonline/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending