Connect with us

Lajme

Reagon LDK: Po arrijmë suksese. Jemi të befasuar me reagimet negative të individëve dhe partive

Debatin thumbues AAK-Mustafa, e vazhdon Lidhja Demokratike e Kosovës me një komunikatë, duke thënë se LDK është e befasuar me dëshpërimin që ka shkaktuar lajmi për uljen e papunësisë në Kosovës.

Published

on

Sipas LDK-së, reagimet negative në Kosovë janë edhe një dëshmi se partitë dhe individët që pengojnë procesin e liberalizimit të vizave, po e vuajnë çdo të arritur për qytetarët dhe Kosovën, transmeton Periskopi.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat konfirmojnë se papunësia në Kosovë ka rënë për 9,1 % dy vitet e fundit.

LDK-ja vlerëson se këto rezultate impresive janë fryt i punës dhe përkushtimit të Qeverisë së Kosovës, e cila përmes reformave ekonomike e fiskale, përmirësimit të ambientit të biznesit, forcimit të sektorit bujqësisë dhe fuqizimit të të gjitha fushave që lidhen me ekonominë, arriti përqindjen më të madhe të rritjes ekonomike në rajon, trend i cili po vazhdon, duke bërë që të bie edhe papunësia.

Me këtë rast, LDK është e befasuar me dëshpërimin që ka shkaktuar ky lajm i mirë te disa anëtarë partish opozitare, kryesisht të parëndësishëm dhe me deficite morale, politike e intelektuale.

Reagimet negative ndaj sukseseve në Kosovë, janë edhe një dëshmi se partitë dhe individët të cilët tash e dy vjet janë shndërruar në pengesën e vetme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes kauzave të rrejshme, po e vuajnë çdo të arritur për qytetarët dhe Kosovën.

Ata që gënjyen se Kosova po humb territor dhe e shitën gënjeshtrën e tyre për vërtetë, duke dëmtuar rëndë Kosovën, qytetarët dhe sovranitetin e Kosovës, sot po përkunden në djepin e gënjeshtrave dhe jo larg edhe subjektivitetin e tyre do ta përjetojnë si të gënjeshtërt.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending