Connect with us

Lajme

Reagon Federata Sindikale e Shëndetësisë, ankohet për buxhetin

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla ka thënë se do të adresojnë në instanca të larta shqetësimet e tyre lidhur me buxhetin e planifikuar për vitin 2017, në mënyrë që si i tillë, ai të mos aprovohet, por të shqyrtohet mundësia e rritjes.

Published

on

“Ne kemi analizuar mirë buxhetin e vitit 2017 për shëndetësi dhe nuk ka rritje e që është thënë se do të jetë prioritet për qeverinë. Ne si federatë sindikale do t’i adresojmë shqetësimet të gjitha instancave që të mos aprovohet si i tillë”.

“Përndryshe ne nuk do të marrim përgjegjësi për rrjedhën në shëndetësi me këtë buxhet. Nuk do ta marrim si punëtorë shëndetësorë. Edhe populli duhet ta kuptojë që nuk do të ketë shërbime të mirëfillta me një buxhet kaq të varfër”, ka thënë Syla.

Por, Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Imet Rrahmani ka dhënë disa hollësi lidhur me buxhetin, duke përmendur edhe mbledhjen e premiumeve nga Ligji për Sigurime Shëndetësore, do të rritet buxheti për vitin 2017.

“Ne do të kemi buxhet shtesë edhe për këta dy muajt e mbetur të vitit. Këto janë premtimet e Ministrit të Financave. Rreth 180 milion euro do të jetë buxheti total në vitin 2017”.

“Ne do t’i kemi paratë shtesë nga Ligji për Sigurime Shëndetësore, me mbledhjen e premiumeve. Mendoj se do të ketë ndikim pozitiv për zgjedhjen e problemit me furnizim me barna dhe material harxhues dhe më vonë do të duken edhe efektet tjera nga ky ligj.

Vendimi I Qeverisë është që ky ligj të hyjë në fuqi me 1 janar 2017”,ka thënë Rrahmani.
Për sfidat që janë ballafaquar dhe parashihet të ballafaqohen edhe vitin e ardhshëm, flet dhe drejtori i klinikës Emergjente, Basri Lenjani.

Sipas tij, qendra emergjente, si qendër terciare referente për tërë Kosovën, gjatë gjithë vitit ka pasur mungesë të barnave dhe materialit shpenzues.

“Në bazë të raportit mbi buxhetin për vitin e ardhshëm dhe në bazë të vlerësimit tim, është një buxhet që me vështirësi do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve duke pasur parasysh rritjen e numrit të patologjive të ndryshme. Edhe në vitin e ardhshëm do të ballafaqohemi me të njëjtat probleme dhe kërkesa që vështirë do të plotësohen”.

“Sa i përket buxhetit aktual që kemi pasur, është shumë problem që të arrijmë t’i menaxhojmë rastet emergjente, e që konsiderohen si shpenzuesit më të mëdhenjë të barnave dhe materialit harxhues. Buxheti i vogël do të na sfidojë edhe vitin e ardhshëm”, ka thënë Lenjani.

Sidoqoftë Ministri i Financave, Avdullah Hoti, siguroi se Projektligji që kaloi në Qeveri është i hartuar në pajtim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe pritet që të ndikojë në rritjen ekonomike mbi 4 për qind në vitin e ardhshëm.

Tani, procedurat kërkojnë që Projektligji t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës, ku pas shqyrtimit nëpër komisionet përkatëse, pritet të vihet për miratim, para datës 20 dhjetor të këtij viti.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending