Reagon edhe Busquets, eliminimi nga ‘Copa del Rey’ nuk kishte të bënte me përçarjet e fundit

Periskopi.com Sporti

Busquets, ka thënë se eliminimi i tyre nga ‘Copa del Rey’ nuk kishte të bënte me përçarjet e fundit që po ndodhin në klubin e Barcelonës.

“Ne jemi përqendruar vetëm në anën sportive të gjërave”,  tha Busquets kur u pyet për situatën me Messin, përcjell Periskopi.

“Na kanë mbetur edhe dy gara; ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Duhet të vazhdojmë. Të gjithë janë të zemëruar. Ne i bëmë gjërat mirë ”.

Me Real Madridin  të eliminuar me një humbje 4-3 në ‘Bernabeu’ ndaj Real Sociedad më herët në mbrëmje, Copa del Rey i këtij sezoni duket se është loja e kujtdo.

Athletic, Sociedad, Mirandes dhe Granada do të garojnë në gjysmëfinale. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: