Reagimi i Bruno Fernandesit ndaj golit të fitores nga Marcus Rashford kundër Wolvesit është kapur nga kamera

Periskopi.com Sporti

Ishte e shkruar që viti 2020 për Manchester Unitedin të përfundonte me një moment heroik nga Marcus Rashfordi.

Një Wolves i organizuar u duk se kishte siguruar një pikë nga ndeshja, para se 23-vjeçari të shënonte në minutën e 93-të për të marrë pikët e plota, transmeton Periskopi.

Një prej atyre që e shijoi më së shumti golin e Rashfordit ishte padyshim bashkëlojtari, Bruno Fernandes.

Portugezi, i cili ka shënuar 15 gola në të gjitha garat këtë sezon, luajti fillimisht topin mbi mbrojtjen e ‘Ujqërve’.

Rashford vazhdoi tutje dhe eventualisht shënoi me një devijim nga Romain Saiss – i cili sapo ishte shpallur ‘Njeriu i Ndeshjes’.

Shikoni më poshtë reagimin e Fernandesit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: