Connect with us

Lajme

Ratifikimi i demarkacionit nuk sjell liberalizimin e vizave

Published

on

Diplomatë ndërkombëtar në Kosovë kanë ripërsëritur edhe një herë se luftimi i korrupsionit të nivelit të larta dhe krimit të organizuar mbete kriter i domosdoshëm për t’ua mundësuar kosovarëve lëvizjen në zonën Schengen.

Ditë më pare edhe Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën, në një përgjigje përmes postës elektronike për Ekonomia Online, ka ripërsëritur se heqja e regjimit të vizave është në duart të autoriteteve kosovare. Fajon tha se kriteret janë të qarta dhe se pret që udhëheqësit e ri t’u shërbejnë interesave të qytetarëve e jo atyre personale.

Përveç luftimit të krimit e korrupsionit edhe ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, mbetet kriter i paplotësuar. Për marrëveshjen pati kundërthënie mes pozitës e opozitës, por edhe nëse ajo arrihet që kjo marrëveshje të kalojë në kuvend kjo nuk është garanci që vizat do të hiqen.

Arton Demhasaj, drejtor ekzekutiv në organizatën Çohu në një intervistë për Ekonomia Online thotë se pas ratifikimit të marrëveshjes i hapet rrugë vazhdimit të procesit drejt liberalizimit, por jo edhe heqjes së vizave edhe për një periudhë kohore.

“Duhet të ratifikohet marrëveshja, por prapë nuk nënkupton që në momentin kur marrëveshja të ratifikohet automatikisht Kosova ka me qenë pa viza. Kjo do më thënë vetëm që Kosova ka filluar ose i ka plotësuar parakushtet që i ka caktuar Bashkimi Evropian. BE-ja përmes institucioneve të ndryshme i diskuton çështjet dhe vendos a duhet apo jo Kosovës t`i hiqen vizat. Pra, marrëveshja është vetëm një parakusht për me vazhduar procesi tutje sa i përket liberalizimit të vizave”, ka sqaruar ai.

Edhe pse që nga nënshkrimi marrëveshja u kundërshtua nga opozita në forma të ndryshme, Demhasaj thotë nuk ka pasur konsensus të brendshëm, për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.

Sipas tij, marrëveshje me Malin e Zi duhet që të përcillet në Kuvend, pastaj i mbetet këtij institucioni se të vendos për ratifikim ose jo.

Nëse ndodh mos ratifikim ai propozon që qeveria e re bashkë me shtetit fqinjë të fillojnë negociatat për gjetjen e një zgjidhje me mundësi që marrëveshja të dërgohet edhe në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Kjo marrëveshje patjetër duhet të kalojë në Kuvend të shkojë në Kuvend dhe pastaj Kuvendi e jep fjalën e vet a do me ratifikua marrëveshjen si të tillë apo do me hedh poshtë. Në rast se hidhet poshtë marrëveshja atëherë, shteti i Kosovës, Qeveria e Kosovës obligohet me filluar negociatat me Malin e Zi. Nëse nuk kanë marrëveshje atëherë munden dy shtete me pas një konsensus që çështjen me dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit”, tha Demhasaj.

Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin formal për heqjen e vizave për Kosovën. Pasi që institucionet e Kosovës të plotësojnë kushtet e caktuara Këshilli i Bashkimit Evropian, ku vendosin ministrat e brendshëm të vendeve anëtare me shumicë të kualifikuar duhet ti thotë po liberalizimit.

Të njëjtën duhet ta bëjë edhe Parlamenti Evropian në mënyrë që kosovarët të mos kenë nevojë për vizë kur udhëtojnë për qëndrim të shkurtër deri 90 ditë në shtetet anëtare të BE-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending