Connect with us

Lajme

Raportimi i Periskopit për lidhjet e Pacollit me narkotrafikantin tensionon mbledhjen e Komisionit të Jashtëm

Published

on

Raportimet e Periskopit për lidhjet e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit me menaxherin e Kompanisë “Rais Group International NC, LLC”, Enrique Rais, i cili po hetohet nga drejtësia amerikane për lidhjet e tij me ‘grupe kriminale të organizuara, kompani fantazmë dhe politikanë të korruptuar’ ka qenë temë kyçe e diskutimit në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, ku po raporton Pacolli. Ky i fundit dëgjoi me vëmendje të gjitha pyetjet e deputetëve, derisa radha i erdhi deputetit të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca. Pacolli u tensionua keq kur dëgjoi pyetjet e Konjufcës, në të cilat ai kërkonte llogari për lidhjet e dyshimta të Pacollit të Raisin. Pacolli e quajti Raisin mik të ngushtë, për të cilin ka respekt të madh, derisa i zënë ngushtë s’kishte si t’i mohonte lidhjet e afërta me të.

Pas më shumë se disa muaj ftesë, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli mezi sot iu përgjigj pozitivisht raportimit në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike – raporton Periskopi.

Teksa po raportonte në Komision, Pacolli u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca për lidhjet e tij të dyshimta biznesore me menaxherin e Kompanisë “Rais Group International NC, LLC”, i cili ishte i përndjekur nga drejtësia amerikane, ashtu siç raportoi Periskopi muaj më parë.

Pacolli po dëgjonte me vëmendje pyetjet e të gjitha deputetëve, derisa fjalën e mori deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Konjufca, e pyeti Pacollin lidhur me raportimet e Periskopit se si Pacolli kishte propozuar emërimin e Enrique Rais si konsull nderi, pavarësisht që i njëjti kishte probleme ligjore në drejtësinë amerikane, si i përndjekur për krim të organizuar e trafikim me drogë.

“Pyetja ime e dytë është pak problematike ministër dhe ka të bëjë me drejtësinë dhe me krim të organizuar në botë, për arsye se para një ose dy muajsh, u bëtë pjesë e disa lajmeve, që ndoshta janë spekulime, andaj kërkoj nga ju ta sqaroni sa i përket emërimit të një farë Enrique Rais nga Hondurasi si Konsull nderi që është emëruar në Honduras. Problemi me të është që në dokumentet e fundit nga drejtësia amerikane, emri i tij del të jetë i lidhur me krimin e organizuar. Drejtësia amerikane i ka botuar edhe imellat e tij në të cilat ndodhet edhe emri juaj, si bashkëpunëtor i tij”, i tha Konjufca Pacollit.

Ai u ndërpre menjëherë nga ky i fundit.

“Qartësoje. Qartësoje ekzakt, nëse unë kam pasur lidhje me të”, i tha Pacolli – Konjufcës.

“Unë po i lexoj imellat që janë publikuar nga drejtësia amerikane. Është në interes të Ministrisë dhe të shtetit që të sqarohet kjo çështje, për të cilën ju është dashur të reagoni”, i tha Konjufca tutje Pacollit.

Kryediplomati kosovar nisi të humb kontrollin e të tensionohet.

Më nuk i dëgjonte deputetët as çka po flasin.

“Pse me reagu unë ndaj këtyre raportimeve. Çdo frymë që vjen nga cdo anë bën zhurmë, e me nis unë me reagu. Unë jam si një lis i madh”, tha Pacolli.

“Ju mund ta mohoni publikisht këtë gjë”,i tha Konjufca tutje.

“Glaku tha shumë mirë se mediet kanë raportuar dhe se ne nuk po iu akuzojmë”, ndërhyri kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani.

“Ato janë raportime edhe të medieve ndërkombëtare, nuk janë thjesht spekulime”, shtoi Konjufca.

“E para, ndoshta janë spekulime, e dyta këto janë raportime të medieve, dhe e treta janë publikuar dokumente nga drejtësia amerikane është lëshuar urdhër-arrest nga Interpoli. E para a është fakt se është emëruar Konsull nderi në Hunduras, e dyta kur e keni vizitu Hondurasin. A është e vërtetë se ka qenë në ekip me ju kur ju jeni takuar me njerëz të rëndësishëm atje, se fotografitrë mund të dalin. Në një imellë që ka dalë ai iu ka përgëzuar se jeni përzgjedh president. A është e vërtet se po ndiqet nga drejtësia amerikane. Ju duhet ta dini se po ta vuizionte shtetin e vetë ai arrestohet për shkak të krimit të organizuar”, vazhdoi tutje Konjufca.

“Normal që njihem me të shumë mirë. Nuk është fakt se është emëruar Konsull nderi në Honduras. Ai jeton në Zvicër, në shtetin më transparent në botë. Fakte tjetra s’më interesojnë hiç” u kundërpërgjigj i tensionuar Pacolli.

“Duhet me të interesu zotëri ministër. Ju e përfaqësoni shtetin e Kosovës dhe këto kanë pasoja nëse janë të vërteta. Ju s’jeni veç biznesmen privat, si para 15 viteve. Edhe, fakti i tretë tregon që ju i keni shit Apartament atij në Zvicër”, vazhdoi Konjufca.

Pacolli sqaroi lidhjet e tij me Raisin, të cilin e quajti mik shumë të mirë, dhe njeri që ka bërë shumë për Kosovën.

“Unë jam një njeri shumë transparent dhe jo anonim. Goxha i ekspozuar gjithkund. E njoh mirë zotërin Rais dhe atë ma ka prezantu ish-ambasadori i Amerikës, William Walker në kohën kur kam lobuar për Kosovën. Sa kam qenë në opozitë, mos harroni se unë i kam sjell Kosovës mbi 47 njohje. Në një nga rastet është edhe E    l Salvadori edhe Hondurasi. Kam qenë i ndihmuar nga Ëalliami për të shkuar në El Salvador, pasi ai ka qenë ambasador atje për një kohë të gjatë. Kemi udhëtuar bashkë nga Washintoni në El Salvador. Ai më ka njoftuar me atë. Ka qenë njeri shumë korrekt dhe njeri shumë  i mirë për mua. Ai na ka ndihmuar intensivisht në njohjet e këtyre dy vendeve dhe kjo nuk i ka kushtuar Kosovës asgjë. Raisi e ka sjell për vizitë në Kosovë edhe presidentin e Hondurasit. Unë i kam pa çka është shkruar për të. Enrique Rais posedon katër avion dhe ka një kompani që jep avion privat. Një nga shfrytëzuesit e avionit të tij, kam qenë edhe unë. kam udhëtuar me atë avion për gjashtë muaj. Dhe për këtë Raisit i kam dhënë një letër kredi. Sa herë kam përdorur aeroplanin e tij, janë kryer pagesat. Është e vërtet se ai ka blerë një apartament 2 milionë e 600 mijë euro. Dhe, a e dini se ku është ndeshur Raisi me ligjin. Ai i jep aeroplanët e tij me qira. Më së shumti janë përdor nga artistë e këngëtar. Shakara ende përdor aeroplanin e tij. Ekziston një mënyrë e verifikimit të personave dhe aeroplanëve, për të parë nëse ka drogë, gaz apo diçka tjetër në ta. Një aeroplan i tij ka hasur në një kontroll të tillë dhe i ka ardhur era drogë, por drogë s’është gjetur aty. Aeroplani ka qenë me qira, por drogë nuk ka gjet. Asnjë shenjë s’e kanë gjet, por vetëm është konsumuar drogë aty. Është ngritur një akuzë kundër tij, është verifikuar se Z.Rais ka paguar taksat dhe një problem i cili ngritët me një problem pse Rais këto inkasime i ka bërë në SHBA, e jo në El Salvador. Ka pasur disa probleme, por Rais nuk është kërkuar nga Interpoli, s’ka pasur urdhër arrest për të jashtë El Salvadorit. Kur e ka blerë apartamentin nga unë, ai e ka marrë obligim me pagu dalëngadalë dhe ai e ka dhënë koloteral të një kompani të vetë. Kur është pagu aeroplani, ia kam kthy koloteralin atij. Ai ende posedon apartamentit. S’kam pas arsye mos me ja shit atij. Në kohën kur e kam njohur s’ka pasur asgjë të bëjë me drejtësinë. Ai është i liruar nga të gjitha akuzat”, ka thënë Pacolli.

Tutje, ai ka treguar se si ka propozuar Raisin për Konsull Nderi, por që plani i tij kishte dështuar.

“S’është konsull nderi. S’ka qenë asnjëherë. E kam propozuar në atë kohë. Tendenca ka qenë që të vazhdohet bashkëpunimi, por unë s’kam qenë në Qeveri. Ai s’është dekretuar. Unë s’kam pasur kontakt me të për shkrimet e gazetës, ai ka paguar apartamentin më 2013 – 2014, e vjen nganjëherë e shkon nga ai apartament, por s’di gjë tjetër për të. Ai komunikon edhe me një kompani timen, ku ka dërguar një mori dokumentesh se është liruar nga të gjitha akuzat. Glauk, nëse do me më akuzu mu diçka, dije që unë s’kam pasur punë me të”, shtoi Pacolli.

Deputeti Konjufca sërish e pyeti Pacollin nëse ka pasur lidhje biznesore me Raisin.

“Asnjë lidhje biznesore nuk e kam pasur me të. Ju garantoj, se unë s’jam marr me biznes. Ai ma jep një koloteral të kompanisë së tij, për shkak të apartamentit. Asnjëherë s’kam filluar kompani me të. Spekulime janë 100 %”, ka thënë Pacolli.

Këtu ka ndërhyrë kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani e cila kërkoi nga zyrtarët e Ministrisë që Komisionit t’i dërgohet lista me të gjitha konsujt e nderit të Kosovës.

E, deputeti Konjufca tha se kanë të drejtë të kërkojnë llogari për këto çështje, pasi Pacolli ka dhënë dorëheqje nga lidhjet bizesnore për shkak të postit publik.

“Ajo që më lëndoi mua më së shumti është padrejtësia ndaj një njeriu që ka nga mas neve me vite për t’i siguruar vendit njohje. Ai njeri s’ka ardh prej qiellit ka ardhur si mik i ngushtë i William Walkerit. Është njëri shumë i respektuar”, tha Pacolli.

“Mundet me qenë engjëll, por ai e ka shkel ligjin”, shtoi Konjufrca.

“Nuk na takon as neve, as juve me dhanë fjalën e fundit për këtë rast”, ndërhyri kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani.

“Këto janë pyetje që mua më bëjnë me dyshu në kualitetin e këtij takimi”, shtoi Pacolli.

“Mundeni me dyshu është e drejtë e juaja”, tha Osmani.

“Kam qenë seksit, racist. Ju mos i zgërdhini fare me mu. Duheni me qenë të qartë”, ndërhyri Pacolli.

“Kujdes me fjalorin. Mos i merrni personale këto gjëra. Nuk u dashtë me thanë”, shtoi Osmani tutje.

“Nuk e duroj me u zgërdhi. Unë muj me dal prej kësaj mbledhje”, u nervozua Pacolli.

“Nëse doni me kry këtë takim me akuza me mu, për me dalë ma mirë me mu. Kjo ka qenë tendencioze. Kështu di edhe unë”, shtoi Pacolli.

Pacolli i tensionuar, e akuzoi gazetarin që ka shkruar këtë artikull, Jack Davies, se ka qenë në Beograd.

Madje, e quajti mediumin Periskopi, si “media të Beogradit”.

“Unë kam punuar me njeri të ndershëm. Sot akuzohem pse e njoh atë. Gazetari që e ka shkruar atë, ka qenë i Beogradit edhe e ka gjet aleatin e vetë në Kosovë”, tha Pacolli.

Por në fakt, Pacolli ia huqi keq. Sepse Jack Davies, është gazetar i pavarur që merret kryesisht me tema rreth Ballkanit Perëndimor. Ai ka shkruar artikuj edhe për prestigjiozen britanike “The Guardian”. Ndërsa, shkrimin për Pacollin e ka shkruar ekskluzivisht për Periskopin.

Pacolli humbi kontrollin në Komision, dhe nisi t’u bërtas të gjithë anëtarëve të Komisionit.

“Ju më keni quajt edhe racist”, tha Pacolli. “Akuza se punoj me një kriminel është e rëndë”.

Që ta ruaj qetësinë, Pacollin e këshilloi deputeti i PDK’së, Elmi Reçica, i cili gjatë tërë mbledhjes i thurte lavde për punën e tij.

“S’është akuzë, është pyetje në të cilën ju u përgjigjet”, shtoi kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani.

Periskopi kishte publikuar një artikull në të cilin ishin dokumentuar të gjitha lidhjet e dyshimta të Pacollit me menaxherin e kompanisë ‘Rais Group International NC,LLC’, Enrique Rais. Kjo kompani figuron në dokumentet e drejtësisë amerikane si ‘subjekt i hetimit ndërkombëtar për lidhjet e tij me grupe kriminale të organizuara, kompani fantazmë, kartele dhe politikanë të korruptuar’. Hulumtimi i Periskopit, ka gjetur se në njërën nga dokumentet e kompanisë, emri i ministrit të jashtëm, Behgjet Pacolli figuron si njëri nga ‘menaxherët’ e kompanisë./PERISKOPI 

 

 

 

 

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending