Connect with us

Lajme

Raporti që frikëson Moskën: NATO urgjentisht të pozicionohet në Europën Lindore

Published

on

Trupat e NATO’s duhet të stacionohen urgjentisht në Europën Lindore në mënyrë që të jenë garantuese të paqes ndaj çdo kërcënimi potencial që vjen nga Rusia, thotë një raport i dy ish politikanëve amerikanë.

Vetëm pak javë para Samitit të NATO’s në Varshavë, Nicholas Burns, ish ambasador amerikan dhe Gjenerali James Jones, një ish komandant suprem i Aleancës në Europë, kanë bërë thirrje për shtrirje urgjente të trupave të NATO’s, përfshirë forcat ajrore, ujore dhe tokësore.

Sipas raportit të tyre, që e transmeton The Guardian, NATO duhet t’i zbarkojë trupat në Shtetet Baltike, Poloni, Rumani dhe Bullgari.

Megjithëse po konsiderohet se një raport i tillë do të hap tensione të reja mes Moskës dhe Uashingtonit, megjithatë vendet anëtare të NATO’s kanë diskutuar planin për vendosjen e rreth 4,000 ushtarëve në Europën Lindore.

Gjermania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, do të kryesojnë batalionet e para, derisa edhe Franca do të jap një kontribut të madh në këtë drejtim.

Ministrat e Mbrojtjes janë duke pritur për nënshkruar planin në Samitin e NATO’s i cili fillon më 7 korrik.

Raporti i dy amerikanëve për NATO’n

Dy politikanët amerikanë argumentojnë tezat e shtruara në raport se kjo lëvizje e NATO’s duhet të bëhet urgjentisht “përderisa Rusia vazhdon me pozicionin e saj agresiv”.

Burns, i cili është edhe këshilltar i kandidates demokrate për presidente të Amerikës, Hillary Clinton, ka thënë se disa “hapa të vegjël’ por simbolik, do t’i tregonin presidentit rus se NATO është një organizatë serioze për mbrojtjen kolektive.

“Ne nuk jemi duke folur për zhvendosjen e trupave në mënyrë masive në kufijtë e shteteve, por një perforcim i cili do t’i tregonte Putinit dhe lidershipit rus që ne do ta mbrojmë rajonin Baltik dhe Poloninë”, thotë ai për Guardian, transmeton Periskopi.

Moska në panik: NATO’s nuk i lejohet vendosja masive e trupave në Europë

Mirëpo, hapa të tillë, nga Moska zyrtare vlerësohen si një ‘provokim i rëndë’. Moska argumenton se një vendosje e batalioneve të NATO’s në Poloni apo në Shtetet Baltike, do të shkelte marrëveshjen e vitit 1997 e cila përkufizon se NATO nuk do të vendos në mënyrë masive “forcat substanciale” në Europë.

Përkundër këtij reagimi të menjëhershëm të Moskës zyrtare, në NATO thonë se Aleancës ‘i lejohet vendosja e trupave në rast se sheh ndonjë kërcënim serioz”.

NATO thotë se po respekton marrëveshjen e vitit 1997 pasiqë nuk po bën ndonjë ‘zhvendosje substanciale’ të trupave të saj drejt Europës.

Por, të drejtën për vendosjen e trupave të NATO’s në këtë rajon, vazhdon ta mbrojë Burns.

“Duke vendosur trupat mbrojtëse në mënyrë kolektive në vendet e vogla siç janë Estonia, Lativa, Lituania dhe Polonia, ne thjesht po tregojmë se mund të shfrytëzojmë të drejtën tonë ligjore për të mbrojtur vendet tona”, thotë ai. /D.D./Periskopi/

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending