Connect with us

Lajme

Raporti i OKB’së: Shqipëria, qendra e drogës në Europë

Raporti i fundit i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën e klasifikon Shqipërinë si vend kryesor të prodhimit të kanabisit. Të dhënat e përpunuar edhe në raportin e vitit 2016 i referohen vitit 2014.

Published

on

 

Atë vit, sipas të dhënave të bëra publike nga Guardia Di Finanza para disa ditësh, në Shqipëri u zbuluan 16 hektarë të mbjella me kanabis, të ndara në 815 ngastra, të gjetura nga 39 fluturime që zgjatën në total 79 orë e 45 minuta.

Që prej asaj kohe situata ka ndryshuar. Vetëm për periudhën fund qershori – shtator 2016, sipas Guardia Di Finanza janë zbuluar 213.4 hektarë kanabis në 2086 ngastra, me 42 fluturime që zgjatën 105 orë e 53 minuta, ose gati 1 ditë më shumë fluturime të avionëve italianë që kanë monitoruar territorin nga ajri.

Janë 194 hektarë kanabis më shumë ose 1271 ngastra më shumë se në vitin 2014. Dhe këto krahasime nuk janë përgjatë gjithë vitit. Përpara nisjes së monitorimit, sipas vetë policisë, narkotrafikantët kanë patur mundësi të korrin plantacione me kanabis, të një fare vietnameze që hyn në prodhim për 3 deri në 5 javë.

Autoritetet italiane dhe greke po raportojnë vazhdimisht kapjen e sasive të mëdha të drogës. “Al –Canabistan” e quante Shqipërinë një shkrim i gazetës italiane “Il Fatto Quotidiano”.

Gazetarja  Tiziana Colluto udhëtoi në Shqipëri – në Vlorë e Krujë, si dy kryeqendrat e reja të prodhimit të kanabisit dhe në Kakavi, si një nga portat e daljes së drogës – dhe solli prova e dëshmi të kanabizimit të Shqipërisë. “Shqipëria, aty ku marijuana mban në këmbë ekonominë”, titullohej shkrimi i saj. Gazetarja solli dëshmi të qytetarëv të Vlorës, të cilët blinin me lista nëpër dyqane me premtimin se do t’i paguanin kur të korrej kanabisi.

Dëshmi të tjera të banorëve të zonës së Leçe-s flisnin për thasë kanabisi që gjenin fermerët atje, që dilnin në breg pasi hidheshin nga skafistët.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, referuar të dhënave të Guardia Di Finanza, vuri theksin tek asgjësimi i 99.98 % i parcelave të zbuluara. Që pas publikimit të kësaj të dhëne në vend janë zbuluar dhjetëra plantacione të tjera dhe nga hetimet e prokurorisë së krimeve të rënda janë gjetur magazine të tharjes dhe paketimit të hashashit. Janë kapur disa ton drogë.

Në Greqi janë kapur mbi 1.5 ton dhe mbi 3 ton në Itali.

Ministri i Brendshëm dhe një pjesë e qeverisë refuzojnë të pranojnë situatën alarmante. Dy ministra, Tahiri e Kodheli iu “vërsulën” ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani që vjen nga LSI pasi ai kërkoi që në luftën kundër drogës të angazhohej edhe ushtria.

Por bashkë me daljen e tonelatave me kanabis në vend po hyjnë sasi të mëdha kokaine dhe heroine.

700 gram kokainë e pastër e ardhur nga Holanda u kap në mes të muajit në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Sasia nuk është domethënëse, por pastërtia e saj shton dyshimet se ajo kishte ardhur në Shqipëri për t’u përpunuar dhe për t’u tregtuar më pas në vend.

Në Kalabri, mediat italiane raportuan sot për kapjen e 19 kilogramëve kokaine të pastër në një kontenier me pula të destinuara për në Durrës.

Droga vinte nga Paranagua e Brazilit. Vlera e saj në treg arrinte në 4 milionë euro. Antimafia në Itali po heton për zbuluar rrjetin e trafikantëve. Dyshohet se kokaina do të përpunohej në Shqipëri për t’u tregtuar më pas në vende të BE.

Arsyeja përse një ngarkesë kaq e madhe kokaine ishte destinuar për Shqipërinë qëndron në faktin se kontrollet në dogana besohet se janë më të pakëta se në vendet e tjera përreth dhe se në Shqipëri ekzistojnë laboratorë të përpunimit të kokainës.

Vendi ynë në disa raporte ndërkombëtare konsiderohet edhe si tranzit i heroinës që vjen kryesisht nga Turqia. Pasi përpunohet, një pjesë trafikohet drejt BE dhe një pjesë është e destinuar për në tregun vendas. Të dhënat zyrtare flasin për afro 65 mijë përdorues të drogave të forta dhe 83 përqind e tyre marrin heroinë. Një prej laboratorëve më të mëdhenj të përpunimit të kokainës u zbulua vitin e kaluar në Xibrakë të Elbasanit. Narkotrafikantët kishin punësuar dy kolumbianë për përpunimin e drogës.

Shqipëria është shndërruar kështu në qendër edhe për drogat e forta. Kjo për shkak të lidhjeve të grupeve shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike dhe ato të vendeve të tjera në Itali, Greqi e Turqi.

“Marijuana që vjen nga Shqipëria u dërgohet tre grupeve mafioze italiane, Ndrangheta, Camorra e Sacra Corona Unita, që e shpërndajnë në zonat e tyre të influencës. Kokaina dërgohet me kamionët e traportit të peshkut dhe agrumeve” shkruan Il Fatto Quotidiano në një artikull të gazetarit Andrea Tornago të 20 shtatorit, referuar arrestimeve të grupit të drejtuar nga dy shqiptarët, Dhimitër e Xhevahir Poti, bashkëpunëtorë të Kelmend Balilit, që kërkohet në Greqi për trafikimin e marijuanës, pas kapjes së një ngarkese prej 700 kilogramësh.

Në Shqipëri qeveria deklaron se është në betejë të vazhdueshme me narkotrafikantët. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e krahasojnë gjendjen me vitin elektoral 2013 dhe flasin për shifra të fshehura nga qeveria e asaj kohe.

Por në tre vjet qeverisje kjo është e para herë që ata u referohen “të dhënave të mbajtura sekrete nga qeveria Berisha”, që sipas tyre tregojnë se kanabisi është mbjellë në mbarë vendin edhe në atë kohë.

Këtyre të dhënave, që askush nuk i ka parë në shkresa zyrtare, por vetëm në video të prodhuara nëpër zyrat qeveritare me harta e punime grafike, kryeministri dhe ministri i tij i brendshëm iu qasën vetëm pasi kanabisi u mboll në të katër anët.

Për herë të parë nëpër media ka dëshmi banorësh në fshat e qytet që pranojnë se janë të punësuar në plantacionet me kanabis apo në magazinat e tharjes dhe paketimit.

Për herë të parë pas kaq vitesh, përfshirë edhe 3 vjetët e qeverisë Rama, të arrestuar janë dhjetëra persona që janë të punësuar në këtë aktivitet të paligjshëm, përkundrejt pagesave prej 20 – 30 mijë lekësh në ditë.

Mediat ndërkombëtare po flasin gjithnjë e më shumë për përkeqësim të situatës. Dhe kjo jo vetëm referuar denoncimeve dhe akuzave të opozitës, por edhe shifrave të tonelatave me drogë të kapura jashtë Shqipërisë. /Lapsi.al

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending