Ranieri: Conte do t’i sjellë trofe Chelseat

Trajneri i Leicester Cityt, Claudio Ranieri beson se Antonio Conte do t’i sjellë trofe Chelseat.

Ky i fundit u emërua trajner i skuadrës londineze në këtë verë, dhe me skuadrën e tij aktualisht gjendet në pozitën e pestë në tabelën e Premier Ligës me 10 pikë pas pesë xhirosh.

“Unë mendoj se ai mund të sjellë trofe”, tha Ranieri.

“Ai është një fitues. Ai ka nevojë për kohë. Mendoj se ai mund të fitojë disa trofe”, përfundoi italiani. /Periskopi.com

Shpërndaje në:
Të Ngjashme
Widget post How to clear the air in the most polluted cities on Earth
27 Feb 03:20 Persikopi
OPINION