Connect with us

Intervista

Ramiz Kelmendi tregon se me çfarë qëllimi u bë zëvendëskryeministër

Nga sot Qeveria e Kosovës do të ketë zëvendëskryeministër Ramiz Kelmendin.

Published

on

Pak ditë pasi Kelmendi kaloi nga deputet i pavarur, që më parë ishte në radhët e PDK-së, në LDK ndodhi edhe ky emërim.

Portali Koha.net ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me Ramiz Kelemendin, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Koha.net: Zotëri Kelmendi a keni kaluar në LDK vetëm për të marrë postin e zëvendëskryeministrit?

Ramiz Kelmendi: Jo jo nuk ka qenë ky qëllim. Kur ofrohen çështjet për një zgjedhje për lëvizje, apo diçka, unë i konceptoj në realizimin e qëllimeve të mia, që ka qenë zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe rritja e numrit të të punësuarve. Aty kam gjetur këtë hapësirë, për të kontribuar në këtë fushë. Natyrisht që për këtë kam kaluar në LDK. Unë nuk kam ndonjë qëndrim radikal ndaj partive politike, e as nuk kam pasur asnjëherë. Qëllimet e mia janë të urta dhe avancuese në aspektin ekonomik.

Koha.net: Pasi e dimë që kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është doktor i ekonomisë, a i keni prezantuar ndonjë plan konkret për ndryshimin e menduar nga ju ekonomik?

Ramiz Kelmendi: Unë i kam shpalosur goxha shumë plane, por në këtë rast planet e mia hasin në mirëkuptim dhe realizim më të shpejt. Kryeministri është ekonomist i shquar me përvojë dhe titull, kjo më bën që qëllimet dhe idetë e mia të implementohen më shpejtë në interes të zhvillimit ekonomik.

Koha.net: A e keni vendosur se cila do të jetë puna e parë që do ta bëni si zëvendëskryeministër?

Ramiz Kelmendi: Po i kam caktuar disa punë të para. Qëllimi im është bashkëpunimi me të gjitha ministritë, me ato që gjatë rrugëtimit tim kam hasur në kërkesa të shumta të kërkesave se çka duhet të ndryshohet, që bizneset ekzistuese të ecin përpara. Por i kam pasur parasysh edhe shqetësimet e qytetarëve të rinj të vendit që pas përfundimit të shkollimit të kenë mundësi që të bëhen afarista dhe të kenë qasje në financim kualitativ për zhvillim të biznesit të vet dhe hapjes së punësimit individual.

Koha.net: A do të jetë fokusi juaj në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë e Industrisë apo …

Ramiz Kelmendi: Jo, jo unë do të kem fokus tek të gjitha minsitritë, duke filluar nga ajo e Ekonomisë, Tregtisë e Industrisë, Drejtësisë, Punës, e të gjitha ministritë që ndërlidhen me zhvillimin e shpejtë ekonomik, i cili po kërkohet nga qytetarët e Kosovës. Pa i kompletuar proceset në tërësi nuk mund të ketë rrugë të shpejtë, mund të ketë rrugë të ngadalshme, por unë dua zhvillim të shpejtë ekonomik.

Koha.net: Ditëve të fundit është lakuar shkuarja në zgjedhje. Kryetari i partisë ku keni qenë më parë, Kadri Veseli e ka thënë se shkuarja në zgjedhje është e mundshme. A jeni të përgatitur ju që të shkoni në zgjedhje dhe do t’i bie kohë e shkurtë në këtë post?

Ramiz Kelmendi: Unë në ditën e parë do të fillojë të punojë dhe sa më shumë ditë që kam, aq më shumë do të shohin interes Kosova dhe qytetarët e saj. Prandaj, çfarëdo vendimi që sjellin liderët politikë, unë i respektojë dhe bëhem pjesë e zhvillimeve të reja në kuadër të LDK-së.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Intervista

Nis mbledhja e Kryesisë

Published

on

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca e re plenare.

Në rend të ditës përveç përgatitjeve për seancë është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në këtë mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e gjitha grupeve parlamentare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.n

Continue Reading

Intervista

Davide Sassoli kundërshton ashpër SuperLigën Evropiane: Futbolli i përket popullit

Published

on

Presidenti i Parlamentit Evropian që nga viti 2019 dhe tifoz i Fiorentinës, italiani David Sassoli shpjegon për L’Équipe kundërshtimin e tij për krijimin e Superligës Evropiane. Një projekt që ai e konsideron të papajtueshëm me modelin evropian.

“Si ndjekës i futbollit, tifoz i Fiorentinës dhe President i Parlamentit Evropian, si reaguat kur mësuat për krijimin e kësaj SuperLigë  ?

Në Evropë, futbolli i përket njerëzve, me një model të bazuar në drejtësi dhe solidaritet. Një nga nenet e traktateve evropiane i referohet dimensionit evropian të sportit, rreth bashkëpunimit dhe transparencës me organet kompetente në këtë fushë. Nisma e ndërmarrë nga këto klube të mëdha evropiane nuk i respekton këto parime. Ajo madje e kundërshton atë. Kjo është arsyeja pse unë jam fuqimisht kundër këtij projekti.

Deri në çfarë mase mund të ndërhyjnë institucionet dhe autoritetet evropiane në këtë çështje?

Ideja është të mbështesim të gjitha iniciativat e Ligave Kombëtare dhe autoriteteve për të shkuar në drejtimin e një sporti të hapur për të gjithë.

A mendoni se futbolli do ta humbte arritjen e tij popullore?

Në Evropë, ana pozitive e futbollit është se i përket popullit. Ishte mirë të shihje Leicester të fitonte Premier League (në 2016), të shihje një skuadër italiane si Sassuolo të shkonte nga Seria B në Serie A, ose të shihje, vetëm dje, Atalanta mundi Juventusin dhe t’i afrohej një kualifikim i ri në Champions League. Ky është futbolli.

Është gjithashtu një “amerikanizim” i një konkursi të identifikuar mirë me Evropën deri atëherë…

Po, ajo që paraqitet merr bazat e modelit amerikan, si në NFL ose NBA. Pa e kuptuar që nuk përfaqëson historinë tonë. Unë nuk dua të kritikoj modele që janë të ndryshme nga tonat, por ato janë të rrënjosura në traditën e tyre, në strukturat specifike ekonomike. Funksionon shumë mirë në Shtetet e Bashkuara, por nuk mund të zhvendoset këtu. Kjo Superligë do të kishte një vizion aristokratik dhe feudal, në të cilin merita nuk do të thoshte asgjë, ku të gjithë ata që punojnë shumë dhe në hije mund të kërkojnë vetëm mirësinë e elitës. Nuk është në përputhje me kulturën tonë sportive. ”

Continue Reading

Intervista

Instagrami kërkon falje që promovoi humbjen e peshës te përdoruesit që kanë çrregullim të ngrënies

Published

on

Rrjeti social Instagram ka kërkuar falje për “gabimin” në të cilin promovonte përmbajtje të humbjes së peshës te përdoruesit që kishin çrregullime në ngrënie.

Një tjetër alternativë e rrjetit social iu ofron përdoruesve sugjerime të kërkimit të termeve bazuar në interesat e tyre.

Por, disa njerëz me çrregullim në ngrënie kanë gjetur se ky aplikacion po i nxiste ata të kërkonin terme si “shtypës apetiti” në vend të termeve të  zakonshme, duke rritur rrezikun, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Facebook-u pranoi që përfshirja e të tilla termeve dëmtuese, që së pari u raportua në BBC, ishte shqyrtuar dhe se ishte larguar nga ata.

“Këto sugjerime, ashtu si rezultatet e kërkimit në vetvete, kufizohen në interesa të përgjithshme. Humbja e peshës nuk duhej të përfshihej mes tyre dhe ne kemi marrë masa që të parandalojmë këto terme së paraqituri. Kërkojmë falje për çdo konfuzion që kemi shkaktuar.” – ka shkruar rrjeti social.

Continue Reading

Trending