Ramiz Kelmendi propozon vendosjen e gjithë vendit në karantinë

Periskopi.com Lajme

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm, pas atyre në Viti, Klinë dhe Malishevë, është rritur në gjithsej 9, prej tyre një për herë të parë në Podujevë.

Ndërkohë që Qeveria po ndërmerr masa për parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje në vend, ish-deputeti i LDK-së, njëherësh biznesmeni Ramiz Kelmendi propozon që i gjithë vendi të vendoset në karantinë.

Ai thotë se kjo duhet të ndërmerret me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga rastet e reja, pasi që askush nuk i tregon saktë informatat e lëvizjes dhe kontakteve me qytetarët e tjerë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

– Numri i kontakteve është i madh për kohën deri të paraqiten simptomat, në bazë të kësajë, numri i rasteve shumëfishohet e ky as që mundë të paramendohet.- Madhësia e virusit është afër 4 00 nanometra, (1miliardë pjesë e metrit) (vetëm në milimetër janë 2500 viruse)

– Qeveria duhet lënë afat 3 ditorë të përmbyllen blerjet e nevojshme nga qytetaret.- Të ipet akontacion për të gjithë të punësuarit dhe rastet sociale që të sigurojnë blerje elementare.

– Të mbyllen të gjitha veprimtaritë tregëtare Ekonomike në tërë Kosovën, të ndalohen të gjitha qarkullimet përveç nevojave emergjente shëndetësore.
– Afati i karantinimit duhet të jetë së paku 3 javë, e të vazhdohet në raportë me rastet.

– Pse duhet të karantinohet tërë Kosova!?

Në marketet dhe dyqanet është e pamundur të mbahet distanca e rekomanduar nga IKSHPK, 1m sepse qytetarët nuk kanë vendosur mbrojtje, edhe shitësit punëtorët janë qytetarë dhe potencialisht pranues dhe shpërndarës të infeksionit, kanë të drejtë të brengosen për vetën dhe familjarët.
-Operojnë me para të gatshme.

-Transpo rtohen me mjete të ndyshme, që mundë të jenë të kontaminuara.
-Edhe industritë e kanë të njejtin problem distancen.
-Karantinimi edhe i atyre që janë në shërbime publike dhe shendetësore është i domosdoshëm.
– Edhe karantinimi i qyteteve dhe atë të rrugëve kryesore nuk garanton përkufizim lëvizje.
– Edhe karantinimi personal duke filluar nga qarqet e larta dhe komunikimi me mjete elektronike, nxisin panikë tek qytetarët që po shërbejnë (përveç atyre që kanë obligim me ligj).

Duke i parë këto elemente shqetësuese është më se e nevojshme marrja e masave drastike.

Shpërndaje në: