Rama: U takuam me Metën për të diskutuar fitoren në zgjedhjet e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Në Kuvend, Kryeministri Rama u dha përgjigjie edhe hamendësimeve në lidhje me takimin mes tij dhe dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i zhvilluar një ditë më parë.

Rama sfidoi opozitën në zgjedhjet e 2017 dhe la të kuptohej se edhe në qershorin e vitit të ardhshëm, ashtu si në Dibër, PS dhe LSI do të jenë bashkë.

“Takimi nuk ishte as për mbetjet dhe as për hashashin. Takimi ishte për të diskutuar si do të ndërtojmë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Kur të mbarojmë diskutimin do t’ju njoftojmë për dhimbjen tuaj”, tha Rama.

Kryeministri thumboi opozitën duke thënë: “Jeni bërë si komshiu që thotë se mua nuk me merr njeri dhe do Zoti ndahen këta që të më marrë ndonjë prej këtyre”.

Në seancë pati edhe një ‘përplasje’ për rregulloren mes kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka dhe nënkryetarit të Kuvendit, Shpëtim Idrizi./ Top Channel /

Shpërndaje në: