Connect with us

Lajme

Rama: Reagimi i qytetarit të dëgjohet deri në nivelin më të lartë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me banorë të zonës së Vaqarrit, Tiranë, me të cilët ndau vizionin e tij për platformën “Shqipëria që duam”, sipas së cilës garantohet bashkëqeverisja me qytetarin.

Kjo platformë, theksoi Rama, synon fuqizimin e figurës së qytetarit në sytë e administratës si dhe bën të mundur që çdo anëtar i kabinetit qeveritar, apo autoritet i lartë shtetëror të marrë në kohë reale sinjalin se ku nuk po funksionon hallka qeverisëse.

“Platforma bën të mundur regjistrimin e çdo individi si pjesë e trupës së bashkëqeverisjes përmes lidhjes direkte me internet”, u shpreh kryeministri.

Sipas tij, e gjithë kjo do të shërbejë për të thyer mungesën e besimit që kanë njerëzit e zakonshëm, kur duhet të përballen me dilemën nëse duhet të reagojnë ndaj një padrejtësie apo mungese shërbimi në zyrat e shtetit.

“Njerëzit preferojnë më tepër të japin ryshfet, ta mbyllin aty për aty çështjen, se sa ti hynë një historie ku kanë frike se duke ngritur zërin s’kanë për të marrë kurrë atë që ju takon. Nëse analizojmë shkaqet , kjo ndodh për shkak të mënyrës se si është qeverisur, apo si është sjellë institucioni me qytetarët”, tha Rama.

Sipas tij, ky proces do të zbatohet paralelisht me një reformë rrënjësore të administratës dhe se duke nisur nga muaji shtator do të bëhet e mundur ri-sistemimi i të gjithë administratës, përfshirë edhe qeverinë.

“Ne duhet të garantojmë që reagimi i qytetarit të dëgjohet deri në nivelin më të lartë. Për këtë do të vendoset në çdo institucion një strukturë e posaçme për të garantuar këtë bashkëqeverisje. Shteti është i çdo qytetarit dhe kur ai kërkon një shërbim nga shteti ai duhet të ja ofrojë kudo që ai ndodhet dhe i çfarëdo niveli shoqëror të jetë”, tha Rama.

 

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

TEST PER MAIN POST PAGE

Published

on

By

this is just a test to see how Gjergji is doing….spolier alert he seems do be doing good.

Continue Reading

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Lajme

TESTI 2 PER SLIDER HYHYHY

Published

on

By

Continue Reading

Trending