Connect with us

Sporti

Rama premton një stadium të standardeve të UEFA

Published

on

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve u mblodh këtë të premte, ku në prani edhe të kryeministrit Edi Rama u prezantua edhe projekti për restaurimin e fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”.

Nuk jemi para faktit që thjeshtë duhet të ruajmë një copëz të trashëgimisë kulturore”, por jemi edhe para faktit që duhet ta rilindim atë copëz trashëgimie kulturore, që është barbarizuar pafundësisht për shumë vite”, deklaroi Kryeministri Rama.

Sipas tij, që nga vitit 1943 kur ndaluan punimet e deri sot, stadiumi ka pësuar një metamorfozë të vazhdueshme dhe i vetmi element që i ka shpëtuar pjesërisht tjetërsimit është kjo pjesëz ballore, ku përsëri ka pasur ndërhyrje deformuese që mund të eliminohen tani.

Vetëm me projektin e ri, e këtë ndërhyrje restauruese me ndihmën e këtij ekipi arkitektësh e restauratorësh, tha Rama, ne do të kemi objektin që pati premtuar Gherardio Bosios dhe që përkon pothuajse 100 % me ç’ka ai ka dëshiruar të ketë këtu, si hyrje të stadiumit.

Duke u ndalur në vlerën e stadiumit, jo vetëm për futbollin, por edhe për qytetin, Rama e cilësoi atë si ”një vlerë të shtuar”. Sepse, tha ai, më në fund pas kushedi sa vitesh ne do të kemi një stadium kombëtar, në Tiranë të standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s. Ai solli në vëmendje faktin se stadiumi hyri në listën e zezë të këtyre dy institucioneve dhe kombëtarja u ndalua të zhvillojë eliminatoret e evropianit në këtë stadium.

”Fatmirësisht ne ja dolëm në bashkëpunim të ngushtë me FSHF-në të adaptojmë me standardet e EUFA-s ”Elbasan Arenën” dhe të mos lejojmë që kombëtarja jonë të iki në emigracion për të bërë ndeshjet e shtëpisë. Qyteti do të fitojë një zonë të re tërësisht të ripërtërirë urbane me 4 hapësira publike që sot nuk ekzistojnë”, u shpreh Kryeministri Rama.

Ndërkohë, lidhur me sugjerimin e arkitektit për çlirimin e hapësirës së sheshit para hyrjes së stadiumit, Rama tha se “do të jetë Këshilli Kombëtar i Restaurimit që do të vendosë edhe për rikthimin në identitet të pjesës jugore të sheshit duke e çliruar hapësirën që sot është e zënë me një objekt të papërshtatshëm”.

Stadiumi më i madh në vend që do të quhet ”Arena Kombëtare” e që zëvendëson “Qemal Stafën” do të jetë me kapacitet prej 22 mijë vendesh, krejtësisht i mbuluar. Një ndërtesë multifunksionale që do të respektojë identitetin e kryeqytetit duke u kthyer një pikë referimi të imazhit të tij.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

SKANDAL UFC FEATHERWEIGHT CHAMP KNOCKS OUT PESANT

Published

on

By

UFC Featherweight Super Star Denisa “ANXHELIKA” Axhanela knocks out nje pesant ne MANA BOARD GAMES ne prishtine, presidenti i UFC Prishtina Berti Grorani thot se preferon te goditet nga Francis Nunganu se sa nga Denisa, Co owner i UFC Prishtina edhe Welterweight champ Ari Gojani nuk ka guxuar te flas per incidentin nga frika se Denisa mund ta godas. Fjolla Gjikolli eshte shume e kenaqur me qka ka ndodhur deri tani.

Continue Reading

Sporti

sport 3

Published

on

By

Continue Reading

Sporti

sport 2

Published

on

By

Continue Reading

Trending